Nga Redi Minga:
Edi Rama deklaroi me arrogancë përpara gazetarëve se ka 83 mandate parlamentare dhe se, sipas tij, “nuk ka forcë madhore që ta rrëzojë nga pushteti”. Një deklaratë tipike e një njeriu që mendon se pushteti është pronë personale dhe Parlamenti një zyrë partie.
Por Rama harron thelbin. Harron pikërisht atë që sot po i kthehet në makth.
Reforma në Drejtësi nuk ishte e Ramës – ishte e Sorosit dhe e imponuar nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin të dy ushtarët e Sorosit
Rama harron se Reforma në Drejtësi nuk u votua me vullnet të lirë, por u imponua me presion të hapur dhe brutal nga:
- amerikani i Sorosit Donald Lu,
- Fondacioni Shoqeri e Haour e Dobrushit te George Soros,
- dhe ambasadorja e BE-së po e Sorosit Romana Vlahutin,
të cilët i detyruan deputetët të votonin “me një këmbë”, pa debat, pa sovranitet dhe pa alternativë.
Sot, pikërisht ajo Reformë në Drejtësi, e projektuar nga Sorosi dhe e shitur si “shpëtim kombëtar”, po i ha kokën Edi Ramës dhe gjithë strukturës kriminale të Rilindjes.
83 mandate nuk vlejnë përballë SPAK-ut
Nga 83 mandate që Rama i tund si flamur force, të paktën 15 prej tyre janë nën hijen e hetimeve të SPAK-ut. Deputetë dhe ministra të mazhorancës janë tashmë objekt dosjesh, përgjimesh dhe hetimesh që nuk kontrollohen nga Kryeministria.
Dhe kjo është pika ku Rama humbet kontrollin.
Sepse:
- SPAK-u nuk financohet nga qeveria Rama 4,
- SPAK-u nuk merr urdhra nga Kryeministria,
- SPAK-u financohet dhe mbështetet direkt nga SHBA.
Këtu ndryshojnë rregullat e lojës.
Ndryshimet ligjore dhe gjykatat e korruptuara nuk e shpëtojnë Ramën
Sado që Rama të përpiqet:
- të ndërhyjë në ligje,
- të manipulojë gjykata të korruptuara të krijuara enkas nga Reforma e Sorosit,
- apo të blejë kohë me propagandë,
nuk do t’i funksionojë.
Sepse SPAK-u nuk është një institucion shqiptar në kuptimin klasik. Ai është një mekanizëm nën mbikëqyrje amerikane, dhe kur amerikanët vendosin të ecin përpara, asnjë Kryeministër nuk i ndalon dot.
Kur amerikanët të heqin çelësat…
Amerikanët t’i kanë dhënë çelësat për vite me radhë.
Por kur t’i heqin dhe t’i hedhin në det, është e vështirë t’i gjesh përsëri, o Kryeministër.
83 mandate nuk të shpëtojnë.
Propaganda nuk të shpëton.
As arroganca, as kërcënimet.
Sepse këtë herë, numrat nuk i numëron Rama – i numëron SPAK-u.
