ANALIZA: Kosovë–Shqipëri, skenari Soros 2.0: paralajmërimi për shpopullimin dhe kapjen e shtetit …

Nga Avokati Altin Goxhaj:

Në një analizë të fortë politike dhe paralajmëruese, avokati Altin Goxhaj ngre alarmin për atë që ai e cilëson si “Soros 2.0” në Kosovë, një skenar i ngjashëm me atë që sipas tij është zbatuar në Shqipëri prej më shumë se një dekade.
Sipas Goxhajt, zgjedhjet në Kosovë nuk prodhuan një alternativë reale politike, por përforcuan një projekt të vjetër të kapjes së institucioneve, shkatërrimit të opozitës dhe nisjes së një procesi të përshpejtuar shpopullimi.

Ai e lidh drejtpërdrejt këtë zhvillim me ndikimin e rrjeteve sorosiane në politikë, media dhe shoqëri civile, duke paralajmëruar se Kosova rrezikon të ndjekë të njëjtën rrugë që ka ndjekur Shqipëria: largimin masiv të rinisë, rrënimin e demokracisë dhe instalimin e një pushteti afatgjatë pa rotacion real.

Më poshtë, shkrimi i plotë i avokatit Altin Goxhaj.

KOSOVA SOROS 2.0 = SHQIPËRIA 2.0
Tash fillon zyrtarisht axhenda e shpopullimit
(si në 2014, kur e denoncova dhe u detyruan ta pranojnë në 2021)

Unë e shpjegova pardje se PDK dhe LDK duhet të kishin bërë koalicion parazgjedhor, por kjo nuk mund të ndodhte përderisa, siç e kam shpjeguar prej 4 vjetësh, kryetari i LDK-së Lulmir Abdixhiku – si klon “Luli 2.0” (dhe më pas edhe kryetari i Bashkisë) – janë zogj të qyqes soros.

Detyra e tyre nga padroni ishte e qartë: të bënin Albinin e Soros kryeministër dhe vetë të gëzonin pushtetin lokal.

Elektorati i Kosovës, i lodhur nga kriza pa krizë, vendosi të votojë për një kryeministër dhe jo për parti që nuk ofronin një alternativë qeverisëse, por vetëm krizë politike. Nëse PDK dhe LDK do të ishin bashkuar, elektorati do të diskutonte kë të zgjidhte mes dy kandidatëve për kryeministër, dhe jo thjesht të votonte kundër një kryeministri.

Fushata e PDK-së dhe LDK-së degjeneroi pikërisht sepse u ndërtua kundër një njeriu dhe platformës së tij, dhe jo mbi ofertën e tyre për një kryeministër dhe një program alternativ.

Zgjedhja e Albin Kurtit – dhe perspektiva për edhe tre mandate të tjera (deri rreth vitit 2037, njësoj si Rama i Soros në Tiranë) – është dështim i një klase politike të kapur nga Soros, aq sa as emrin nuk guxojnë t’ia përmendin.

Në Kosovë nuk ka pasur një Altin Goxhaj që të kishte bërë informimin dhe ndërgjegjësimin publik që nga viti 2016, kur u zgjodh Trump në SHBA – kohë që do të kishte qenë vendimtare edhe për Kosovën.

Kosova do të bëhet shumë shpejt një Shqipëri e shpopulluar, sepse detyra e Albin Kurtit, njësoj si e Edi Ramës në Tiranë, do të jetë shpopullimi. Ndërkohë, zogjtë e qyqes soros në politikë dhe media do të merren me zhbërjen graduale të opozitës, duke shtruar tapetin sorosian për pushtetin e pakufizuar të Albin Kurtit.

Shumë shpejt do të fillojë kapja e çdo institucioni dhe ikja masive e rinisë kosovare do ta kthejë Kosovën, brenda vitit 2037, në një azil pensionistësh.

P.S. Askund ku kanë sunduar komunistët – sepse ata, kur vijnë në pushtet, nuk shkulen – vendi nuk ka parë prosperitet. Ekonomia dhe mirëqenia kanë rënë, njerëzit e aftë dhe rinia kanë ikur, liria e fjalës është zhbërë, gjykatat janë kapur dhe demokracia ka rënë.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *