“Shpërthen” gazetari Çollaku: Shpallni “Rilindjen” organizatë terroriste, shpëtoni PS-në …

Nga Basir Çollaku:

Rilindje–PS 2026: përballja në një krizë të ndezur në të majtë

Partia Socialiste ndodhet përballë një udhëkryqi historik. Socialistët duhet të gjejnë një rrugë shpëtimi për PS-në, jo ta bëjnë kurban për Edi Ramën dhe krijesën e tij politike – Rilindjen.

Me shpërthimin e dosjeve të SPAK-ut brenda qeverisë, Kryeministri shfaqet çdo orë e më i dobësuar. I përballur me drejtësinë, tashmë larg arrogancës së dikurshme se e kishte në krah, Rama kërkon një dalje emergjente duke ulur kostot personale dhe politike.

Rrethuar nga ndjekje penale në rritje – bashkiakë, ministra, ish-bashkëpunëtorë – i shtrënguar nga premtimet ndaj ortakëve të botës së krimit, i damkosur nga amerikanët dhe gjithnjë e më i braktisur nga evropianët, Edi Ramën nuk e shpëtojnë më shashkat diversioniste në opozitë. Jo.

Ai kërkon veshje të re politike. Kërkon të fshihet pas emrave socialistë që nuk u bënë kurrë rilindas.

Takimet me Koço Kokëdhimën, dikur i etiketuar si “kryeministri i jugut” dhe i flakur për interesa sorosiane brenda Rilindjes, si dhe rikthimi i Ditmir Bushatit si faktor kontribues, janë sinjale se brenda PS-së ka nisur reflektimi për përballjen me Rilindjen – krijesën që e shkatërroi vetë partinë.

Petro Koçi, i ricikluar përballë figurave si Zeqineja nga Balluku, kërkon votë pro-SPAK në Kuvend. Ish-ministrat Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi kanë shfaqur publikisht qëndrime kritike ndaj qeverisjes dhe hipokrizisë integruese të saj, duke kërkuar standarde reale ligjore dhe demokratike.

Gramoz Ruçi, noteri i kryetarllëkut të Ramës për vite, është tërhequr, i mbërthyer nga kompromentime të shumta mes Ramës dhe Ballukut. Xhafaj, dikur simbol i sloganit “gjithmonë gati”, sot mund të jetë ose një heshtje gërryese për Ramën, ose një folës problematik për të. Në mes ka shumë sekrete.

Dy largime nga Ministria e Brendshme, përfshirë një zëvendësministër që refuzoi të firmosë projektin “Smart City” arab të Ramës, sinjalizojnë kanale të kuqe krize me SHBA-në. Kanale që nuk mbyllen dot as me tenderë ushtarakë të dyshimtë, as me pazare që po hetohen nga NATO, as me biznesmenë problematikë ndërkombëtarë, as me “ishuj të penduar”.

Rilindasit në pushtet nuk do të bien heronj për Ramën. Ata janë në listë pritjeje te Struktura e Posaçme. Dy dënime për një vepër janë luks që askush nuk e pranon.

Socialistët e trajtuar prej tij si statistikë elektorale nuk kanë asnjë arsye të bëhen varka e shpëtimit të njeriut që i rrënoi. Fajësia e grabitjes kanibale të pushtetit nga Kryeministri nuk lahet me pafajësinë individuale të askujt.

Përballja është e pashmangshme:
Rilindja 2013–2025 përballë PS-së 2026.

Sanksionet përtej oqeanit janë gati. Bandat dhe kartelet e drogës, që kanë qenë mbështetëse dhe aksionere të pushtetit, kur shohin çfarë po ndodh në Venezuelë apo Meksikë, e kuptojnë se radhën e kanë edhe ata.

Kriza është e ashpër.
Beteja e madhe ka nisur.
Viktimat janë disa në vitrinë dhe shumë të tjera në magazinë.

Shpallni “Rilindjen” organizatë terroriste politike. Shpëtoni PS-në.

Siç thoshte Fouché për Napoleon Bonapartin:
“Për ta shpëtuar Perandorinë, duhet të vrasim Perandorin.”

Rilindjes i duhet një ringritje, por për këtë duhet të bjerë deri në fund.
Një rrugë që tashmë e ka nisur.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *