Investigim: Si e shkatërroi Rilindja Arsimin Universitar në Shqipëri …

Një brez që nuk bën as për punëtor krahu po rritet para syve tanë

Nga Redi Minga:

Prej më shumë se një dekade, arsimi universitar në Shqipëri ka hyrë në një fazë degradimi të thellë. Dokumente zyrtare, raportime të brendshme, dëshmi nga pedagogë, studentë dhe profesionistë tregojnë një panoramë të frikshme: universitetet shqiptare janë kthyer në fabrika diplomatësh, jo në institucione dijeje. Dhe përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi modelin qeverisës të Rilindjes, i cili e ka trajtuar arsimin si biznes, jo si fondacion të shtetit.

1 – Universitetet – nga tempull dijeje, në franchise për euro

Reforma e Rilindjes në universitete nuk solli rritje të cilësisë, por rritje të tarifave, ulje të standardeve, dhe një komercializim agresiv të diplomave.

U hapën me dhjetëra universitete private pa asnjë kontroll cilësie.

Dega hapeshin dhe mbylleshin si kioska, në varësi të interesave politike dhe financiare.

Pedagogët u kthyen në punonjës të frikësuar nga heqja nga puna.

Lëndët u ulën në nivel aq minimal, sa disa universitete mbarojnë semestra me 2 ditë provime dhe 3 ditë leksione.

Biznes dhe diplomë — ky ishte binomi i ri i arsimit.

2- Stafi akademik – një trup i goditur, i nënshtruar dhe i larguar masivisht

Shumë pedagogë me nivel u larguan drejt Europës për paga dinjitoze. Atyre që mbetën, u kërkohej të heshtnin dhe të ulësonin standardet për të mos i “prishur punë” universitetit.

Rezultati?

Lëndë të tëra jepen nga persona pa tituj shkencorë.

Provimet janë kthyer në formalitet.

Kandidatë mastori dhe doktorature që nuk shkruajnë dot një fjali pa gabime.

Arsimi u kthye në shërbim të politikës — jo të dijes.

3 – Studentët – një brez i dobët, i braktisur dhe i painvestuar nga shteti

Qeveria propagandoi “rinine e dijes”, por realiteti është një katastrofë:

Studentë që nuk dinë terminologjinë bazë të degës së tyre.

Studentë të juridikut që nuk njohin nenet kryesore të Kushtetutës.

Ekonomistë që ngatërrojnë inflacionin me “infeksionin”.

Inxhinierë që nuk dinë të lexojnë një skemë elektrike.

Mësues të ardhshëm që nuk arrijnë të shkruajnë pa gabime drejtshkrimore.

Studentë të mjekësisë që ngatërrojnë HIV-in me “Kivin” dhe SIDA-n me “Marsidën”.

Ky nuk është faji i tyre personal — është faji i një sistemi që u ul standardet me qëllim, për të prodhuar masa të bindura dhe të paafta.

4 – Pse u shkatërrua me qëllim arsimi?

Zbulohet një skemë që është denoncuar prej vitesh nga brenda universiteteve:

  • Universitet i dobët = popull i dobët

Popull i dobët nuk kundërshton qeverinë.

  • Një brez i painformuar është lehtësisht i manipulueshëm

Propaganda është më e fortë kur nuk ka mendim kritik.

  • Studentë të dobët sot = profesionistë të paaftë nesër

Kjo i shërben qeverisë që të mbajë nën kontroll sektorët jetikë të shtetit.

Krijo një brez pa nivel → mbaje në varësi → komandoje.

5 – Po ngrihet një brez që nuk bën as për punëtor krahu

Degradimi ka arritur në pikën ku edhe aftësitë minimale praktike po zhduken.

Shumë studentë:

  • nuk dinë të punojnë,
  • nuk dinë të studiojnë,
  • nuk kanë durim,
  • nuk kanë disiplinë,
  • nuk kanë ambicie,
  • nuk duan përgjegjësi.

Një brez i rritur me diploma të blera, me provime të kopjuara, me arsim të rremë — nuk bën as për punëtor krahu, sepse nuk i mësoi kurrë as seriozitetin, as punën, as djersën.

Rilindja shkatërroi universitetet për të shkatërruar të ardhmen

Arsimi i një vendi është fundamenti i shtetit.
Kur rrënohet arsimi, rrënohet ekonomia, shëndetësia, drejtësia, administrata, ushtria — gjithçka.

Dhe sot, Shqipëria po korr frytet e një politike kriminale që e trajtoi dijen si armike të pushtetit.

Në vend po rritet një brez i dobësuar, i çorientuar dhe i paaftë — dhe faji nuk është i tyre.
Faji është i atyre që e përdorën arsimin si vegël politike dhe biznes personal.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *