Nga Redaksia:
Bruksel, 2 dhjetor 2025 – Një hetim ndërkombëtar ka tronditur strukturat e Bashkimit Evropian, me autoritetet belge që kryen bastisje në zyrat e European External Action Service (EEAS) në Bruksel dhe në ndërtesat e College of Europe në Bruges.
Në fokus të hetimit është drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Gjirin Persik, Stefano Sannino, i cili është ndaluar nga autoritetet belge në kuadër të dyshimeve për mashtrim në procedurat e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional.
Hetimi lidhet me një program trajnimi nëntëmujor për diplomatët e ardhshëm evropianë, ku dyshohet se janë dhënë favorizime të padrejta në procedurat e tenderimit për këtë program. Dokumentet e siguruara nga policia belge tregojnë se shkeljet e dyshuara datojnë nga periudha 2021–2022.
Më poshtë mund të lexoni:
Policia federale ndërhyri me urdhër të prokurorisë në disa ndërtesa dhe në banesën e Sannino-s për të mbledhur prova dhe dokumentacion. Hetimi është ende në fazën fillestare dhe nuk ka akuza të formuluara zyrtarisht.
Ky rast tregon se asnjë zyrtar i lartë evropian nuk është mbi ligjin dhe hedh dyshime mbi menaxhimin e fondeve dhe standardet e transparencës brenda BE-së.
