Belinda Balluku – Kryeministrja de facto që mban peng Edi Ramën me aferën e Llogarasë …

Nga Redaksia:

Në skenën politike shqiptare po luhet një dramë që as satira nuk do ta përshkruante dot më mirë: një kryeministër i dobësuar deri në nënshtrim dhe një zv.kryeministre e shpallur e pandehur nga SPAK, e cila jo vetëm nuk largohet, por sot komandon publikisht shefin e saj të qeverisë.

Shfaqja e fundit publike e Edi Ramës përkrah Belinda Ballukut – e para që nga 31 tetori, dita kur ajo u mor zyrtarisht e pandehur në dosjen e korrupsionit të Tunelit të Llogarasë – vulosi një të vërtetë të frikshme për shtetin shqiptar:
Rama nuk është më kryeministër. Ai është peng.

“Palloshe, rri gatitu!” – përulja publike e Ramës

Fjalët e zv.kryeministres Belinda Balluku, të thëna me arrogancë të paprerë ndaj Ramës – “Me kë më ngatërro ti mua? Me Erion Veliajn? Bëj kujdes me mua!” – treguan qartë hierarkinë e re të pushtetit brenda Partisë Socialiste.

Edi Rama nuk guxon as ta kritikojë, e jo më ta shkarkojë.

Sepse e ka të pamundur ta dorëzojë Ballukun në duart e SPAK-ut, pasi të dy janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Llogarasë, një nga projektet më të errëta dhe më të korruptuara të qeverisë.

Kjo është arsyeja pse sot Edi Rama, dikur i vetëquajturi “lider global”, është shndërruar në një kone shëtitës, një figurë pa forcë, që rri gatitu përpara Ballukut vetëm për të shpëtuar veten.

Kryeministrja e pandehur: një absurditet që vetëm Shqipëria e kapur njeh

Fakti që numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë është një skandal institucional i paprecedentë.
Por fakti që kryeministri i vendit rri përkrah saj, i përulur dhe i heshtur, është prova që korrupsioni në majat e pushtetit nuk është më thjesht një diagnozë – është sistem, është regjim.

Nëse Balluku bie, bie edhe Rama.
Nëse Balluku flet, shembet e gjithë piramida e aferave qeveritare.

Prandaj sot, de fakto, Shqipëria ka një kryeministre: Belinda Ballukun.
Dhe një kryeministër të kapur: Edi Ramën.

Matematika e korrupsionit: Rama + Balluku = Pakt Heshtjeje

Në politikë, llogaria është e thjeshtë:

Kur zv.kryeministrja është nën hetim për korrupsion…

…dhe kryeministri nuk e shkarkon…

…atëherë kryeministri është më i kapur se zv.kryeministrja.

Rama e Balluku janë bashkë në firmat, bashkë në aferën e Llogarasë, bashkë në pazaret e errëta që kanë ngritur një mur heshtjeje mafioze. Sot, numri 1 i qeverisë është bërë “civava nën kontrollin e Belës”, ndërsa numri 2 komandon vendin pa pasur as legjitimitet dhe as moral politik.

Kush e paguan këtë krizë? Shqipëria.

Në vend që të kemi një qeveri funksionale, Shqipëria sot drejtohet nga:

  • një kryeministër pa autoritet, pa integritet dhe pa zë;
  • dhe një zv.kryeministre e pandehur, që komandon qeverinë si të ishte pronë personale.

Ky është çmimi i korrupsionit të pandëshkuar.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *