Shqiptaro-Amerikania Evi Kokalari ngre alarmin: Kombi Shqiptar nuk ka qenë kurrë më i rrezikuar se sot!

Nga Redaksia:

Në një reagim të fortë publik, aktivistja dhe analistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka ngritur alarmin për rreziqet e mëdha që po kërcënojnë kombin shqiptar dhe gjithë rajonin e Ballkanit.
Sipas saj, këto rreziqe janë të gërshetuara dhe të orkestruara nga forca ndërkombëtare që synojnë shkatërrimin e sovranitetit, identitetit dhe stabilitetit të shqiptarëve në çdo trojë etnike.

Në vijim po publikojmë deklaratën e plotë të Evi Kokalarit, ku ajo paralajmëron për ndikimet e Rusisë, Turqisë, Katarit dhe Serbisë në prapaskenën e zhvillimeve që po ndodhin sot në Ballkan.

Deklarata e plotë e Evi Kokalarit:

“Nuk dua të përhap panik, por më duhet të ngrej alarmin dhe t’ju them që kombi Shqiptar nuk ka qënë kurrë nën një rrezik si ky që po ndodh këto 30 vitet e fundit. Në fakt, i gjithë Balkani është duke u përballuar me disa rreziqe, që ndoshta në sipërfaqe nuk duket të kenë lidhje, por janë të gërshetuara mirë.

Nga një anë kemi influencat super të forta që vinë nga Rusia. Rasti i fundit i heqjes së sanksioneve të Dodik, i cili ka cënuar akordet e Daytones, flet qartë që ndikimi rus ka futur këmbët në administratën e Trumpit, dhe pse Trump nuk ka asnjë durim më për Putinin.

Nga ana tjetër, është ndikimi i Vëllazërisë Muslymane e shtyrë dhe e finacuar gjithë këto vite nga Erdogan, dhe kjo ka pasur mbështetjen e Serbisë por gjithashtu të Rusisë, per arsye qe jane te qarta. Kur flasim për Vëllazërinë Muslymane, fut këtu dhe Hamasin në Palestinë – Katari, Turqia dhe Rusia e kanë financuar dhe mbështetur hapur sepse Izraeli për ta është kërcënim dhe pengesë për arritjen e qëllimeve të tyre.

Rusia, Kina, Katar dhe Iran ja pa frikë ‘The Axis of Evil’ në të gjithë botën, por akoma më shumë në Balkan, që qartazi është shumë e brishtë në krahasim me Izraelin që po përballet direkt me të.

Nëse mendoni që Rusia nuk ka mbështetur Hamasin, jeni gabim. Lojën e Erdoganit dhe të Katarit besoj tashmë e keni të qartë. Ata janë në luftë jo vetëm me civilizimin perëndimor por dhe me shtetet e tjera arabe si Emiratet dhe Arabia Saudite.

Midis propagandës Sërbe dhe qellimit të tyre kryesor për një Sërbi të madhe, ku kërkojnë Kosovën dhe vise të tjera Shqiptare, dhe Vellazërisë Muslymane nga ana tjetër, kombi Shqiptar në të gjithë Ballkanin është nën një kërcënim ekzistencial.”

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *