Nga një psikologe dhe gazetare e pavarur që guxon të thotë të vërtetën
Pas vdekjes së një prej inxhinierëve që punoi për krijimin e sistemit ChatGPT, hetimet vazhduan dhe në vitin 2024 u konfirmua për herë të parë se “makina” kishte arritur të mashtrojë njerëzit. Në Universitetin e Kalifornisë, në një eksperiment me 500 persona që përdorën ChatGPT-4, 54% e pjesëmarrësve u mashtruan nga inteligjenca artificiale. Kështu, “testi i Turingut” kishte dhënë rezultat – dhe sot po vuajmë pasojat e tij.
Sot, “zotërinjtë e botës” po ecin me hapa gjigantë drejt një objektivi të errët: kontrolli total i njerëzimit. Kanë nxitim, sepse kanë frikë se mund të mos arrijnë qëllimin. Kjo nxitim është treguesi më i qartë i panikut të tyre. Dhe pikërisht aty qëndron mundësia jonë për t’u mbrojtur. Sepse nëse ky projekt arrin të realizohet plotësisht, njerëzimi do të shndërrohet në skllav të përjetshëm të makinerive dhe sistemit digjital.
Në vitet e fundit, shumë shkencëtarë të pavarur kanë paralajmëruar për rreziqet e vaksinave, për përmbajtjet e fshehura dhe teknologjitë nano që nuk u publikuan kurrë në fletë-udhëzimet zyrtare. Ata paralajmëruan për kodet MAC, për grafenin dhe sensorët që vetë-asemblonin struktura brenda trupit të njeriut. Po të njëjtët njerëz që u tallën për këto paralajmërime, sot heshtin përpara të njëjtës teknologji që po hyn në trurin dhe jetën tonë përmes inteligjencës artificiale.
Por çfarë është në të vërtetë kjo “inteligjencë artificiale”?
Një oximoron – një kombinim i fjalëve që e përgënjeshtrojnë njëra-tjetrën. Sepse inteligjenca, në vetvete, është tipar i qenieve të gjalla, jo i makinerive. Prandaj, quajta “inteligjente” një makinë është një aberracion gjuhësor dhe moral.
Nga monitorimi total te varësia individuale
Ekzistojnë dy lloje të IA-së: ajo që përdoret për kontrollin e shoqërisë në masë, përmes “qyteteve inteligjente”, ku çdo lëvizje do të regjistrohet në qendrat e të dhënave; dhe ajo individuale, e cila tashmë jeton në çdo telefon tonin. Edhe pse mendojmë se jemi “të lirë” ta përdorim, në fakt ajo na përdor ne.
Në pajisjet tona, pa dijeninë tonë, janë instaluar simbole, programe dhe aplikacione si “Meta”, që nuk mund t’i heqim dot. Kjo është fillesa e skllavërisë dixhitale.
Një teknologji që shndërrohet në fe
Shumë e quajnë IA “satanike” apo “diabolike”. Dhe me të drejtë. Sepse është mjeti për t’i marrë njeriut shpirtin dhe arsyen, për ta kthyer në konsumator të bindur e të varur. Sot, njerëzit e çdo profesioni – nga arkitektët e gazetarët, te shoferët e taksive – i janë dorëzuar “magjisë” së makinës, pa pyetur se kush e kontrollon atë.
IA është bërë mësuesi, psikologu, prifti dhe udhërrëfyesi i ri i njerëzimit, pa shpirt, pa etikë dhe pa kufij. Një “parazit” që jeton në mendjet tona përmes ekranit.
Kur makineritë fillojnë të vrasin
Një rast tronditës ndodhi në fund të vitit 2024. Suchir Balaji Ramamurthy, 26 vjeç, inxhinier i OpenAI – kompania që krijoi ChatGPT – kishte filluar të ndiente frikë për pasojat e teknologjisë që kishte ndihmuar të zhvillonte. Ai planifikonte të dëshmonte kundër kompanisë në një proces gjyqësor të ngritur nga The New York Times për vjedhje intelektuale dhe dëm moral prej miliarda dollarësh.
Pak ditë para se të dëshmonte, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në San Francisko. Policët e quajtën “vetëvrasje”. Familja nuk e beson.
Një tjetër viktimë e inteligjencës artificiale? Apo një njeri që pa shumë dhe nuk u lejua të fliste?
Rënia e njeriut dhe lindja e robotit
Sot, brezat e rinj janë më pak inteligjentë, më të varur dhe më pak të arsimuar se prindërit e tyre. Ata nuk dinë të mendojnë pa një ekran përpara. Njerëzimi po bëhet i paditur, i manipulueshëm dhe i kontrollueshëm, pikërisht siç e do sistemi. Sa më injorant të jetë njeriu, aq më lehtë drejtohet.
Kjo nuk është “zhvillim”. Është regres i planifikuar, një kthim drejt errësirës, i veshur me fjalën “inovacion”.
Rebelimi i fundit i shpirtit njerëzor
Nuk jemi kundër teknologjisë, por kundër përdorimit të saj për qëllime të liga. Inteligjenca artificiale duhet të shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë. Sot, po ndodh e kundërta: makina po bëhet perëndi, dhe njeriu po bie në gjunjë para saj.
Pyetja e madhe mbetet:
A është kjo rruga drejt përparimit, apo fillimi i fundit të njerëzimit si krijesë e Zotit?
Në fjalët e autorës:
“Po pse na urrejnë kaq shumë? Ndoshta sepse jemi bij të Zotit, dhe ata punojnë në shërbim të së Keqes. Pothuajse gjithçka në këtë botë të errët tashmë e dëshmon këtë.”
Autore: Psikologe, gazetare dhe shkrimtare e pavarur
Përkthim & përshtatje: PatriotikMedia.al
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
