Brataj rikthen “filmin e vjetër”: COVID-i, deri në 500 raste në javë, por “situata nuk është alarmante”…

Nga Redaksia:

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka rikthyer sërish në vëmendje COVID-19 duke paralajmëruar se virusi nuk është zhdukur kurrë, por vazhdon të qarkullojë në forma të ndryshme të variantit Omicron.

Në një intervistë përballë gazetares Nisida Tufa, Brataj tha se “COVID-i nuk ka ikur asnjëherë” dhe se rastet në Shqipëri shkojnë deri në 500 në javë. Ai e lidh këtë me temperaturat e stinës dhe virozat e zakonshme që, sipas tij, janë në fakt forma të COVID-it.

“Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës dhe aktivizohen si në të nxehtë, ashtu edhe në të ftohtë”, – tha Brataj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për rrezikshmërinë, ai pranoi se vetëm personat me sëmundje shoqëruese dhe imunitet të ulët mund të shkojnë deri në fatalitet, ndërsa për njerëzit e shëndetshëm nuk ka probleme serioze.

Sipas Bratajt, 80% e njerëzve e kalojnë pa simptoma dhe nuk shfaqin shenja të sëmundjes. “Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratore. Pati një rritje për shkak të fluksit të turistëve”, – shtoi ai.

Megjithatë, rikthimi i deklaratave të tilla ngre dyshime se përsëritet e njëjta lojë frike e viteve të pandemisë, ku çdo virozë shpallej si “COVID”, duke ushqyer një narrativë të pafundme alarmi që mbante shoqërinë nën tension.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *