Skandal: Kompania që Edi Rama e lëvdoi publikisht, është nën sekuestro tatimore për borxhe të papaguara …

Nga Redaksia:

Tiranë – “Suksesi” i radhës që kryeministri Edi Rama promovoi me bujë, ka rezultuar të jetë një kompani me probleme serioze në tatime. Capital Point, agjencia e pasurive të paluajtshme që u prezantua si pjesë e rrjetit prestigjioz Forbes Global Properties, është nën masë sigurie tatimore që nga tetori i vitit të kaluar, për shkak të 18 mijë eurove detyrime të papaguara.

Në një shkresë zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve thuhet qartë:
“Tatimpaguesit i është dërguar dokumenti ‘Njoftim dhe kërkesë për të paguar’, por ai nuk ka paguar ende. Këto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës tatimor.”

Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ndalojë çdo tjetërsim pasurish apo të drejtash të kompanisë, deri në shlyerjen e plotë të borxhit.

Rama në krah të një kompanie debitorë

Vetëm një ditë më parë, Capital Point organizoi një ceremoni ku njoftoi bashkimin me rrjetin Forbes Global Properties. Në këtë event ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Forbes Global Properties nga SHBA, por dhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili u shfaq entuziast dhe përgëzoi publikisht dy pronarët e kompanisë, Ilda Zaloshnjën dhe shtetasin amerikan Brandan Arthur Mativi.

Rama u shpreh:
“Do të flas dy fjalë në anglisht, së pari duke shprehur falënderime shumë të sinqerta për një çift që e bëri të mundur një gjë të tillë… të shohësh drejtuesin ekzekutiv që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një grup jo të vogël, për të kremtuar këtë mbrëmje është vërtetë një arritje mjaft e madhe, kështu që përgëzime.”

Realiteti pas fasadës

Megjithatë, pas fjalëve të bukura të Ramës dhe fasadës së “integrimit në Forbes”, qëndron një kompani nën sekuestro tatimore. Ky fakt e diskrediton propagandën e qeverisë, e cila përpiqet të shesë si “arritje kombëtare” çdo ngjarje që në realitet është thjesht një interes privat i mbuluar me borxhe.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *