Nga Avokati Altin Goxhaj:
Shpesh flitet për krimet e Luftës së Dytë Botërore si një ngjarje e mbyllur, e ndëshkuar dhe e mësuar për të mos u përsëritur më. Por e vërteta që pak e njohin, dhe më pak e pranojnë, është se pas 9 majit 1945, filloi një tjetër holokaust – i heshtur, sistematik dhe i miratuar nga aleatët fitimtarë.
Sipas dokumenteve tashmë të deklasifikuara dhe dëshmive historike, ushtria amerikane dhe franceze, në vetëm 6 muaj pas kapitullimit të Gjermanisë, shkaktuan vdekjen nga uria dhe sëmundjet të rreth 1 milionë robër gjermanë. Në total, përfshirë edhe veprimet e ushtrisë britanike dhe sidomos asaj ruse, numri i të vdekurve pas lufte shkon në 5.8 milionë robër dhe civilë gjermanë.
Kjo nuk ishte një pasojë e rastësishme e kaosit të pasluftës. Ishte një projekt i përgatitur: Plani Morgenthau, që synonte shkatërrimin e Gjermanisë si shtet dhe si popull, përmes një procesi të zgjatur urie, represioni dhe de-industrializimi. Sipas planit fillestar, shifra e synuar e viktimave ishte 25 milionë gjermanë. Ky projekt gjenocidal u ndal vetëm falë reagimit të popullit amerikan, ndryshimit të administratës në SHBA dhe rënies së qeverisë së Çurçillit në Londër.
Një dokument i datës 9 maj 1945, lëshuar nga Komanda e Përgjithshme e gjeneralit Eisenhower, urdhëronte të gjitha qytetet gjermane që ndodhej nën kontrollin e SHAEF-it se:
Kushdo që mbledh ushqim me qëllim që ta çojë në kampet e të burgosurve të luftës, do të qëllohet me armë.
Ishte një krim i dënueshëm me vdekje t’u çoje ushqim të burgosurve.
Ka dëshmi të qarta se gra gjermane janë qëlluar për vdekje nga rojet amerikane, vetëm sepse tentuan të ushqenin burrat e tyre në kampet e vdekjes të vendosura nga “çlirimtarët”.
Ky gjenocid, i fshehur dhe i mohuar për dekada, është një paradhënie e asaj që po ndodh sot në Gaza. Për tre vite rresht, në Gaza po kryhet një tjetër shfarosje e legjitimuar, përballë një bote që hesht. Dhe arsyeja është e thjeshtë: sepse gjenocidi i pasluftës ndaj gjermanëve nuk u ndëshkua kurrë!
Sikur në Gjyqin e Nurembergut të ishin përballur me drejtësinë jo vetëm nazistët, por edhe japonezët, amerikanët, rusët, britanikët dhe francezët, historia e njerëzimit sot do ishte më e drejtë, më e barabartë dhe Gaza nuk do digjej.
Sot, Netanjahu nuk do të guxonte të shfaroste civilët palestinezë, nëse bota do kishte ndëshkuar njësoj të gjithë kriminelët e luftës, pa përjashtim. Por sepse e kaluara u manipulua dhe krimi i fitimtarëve u amnistua, e tashmja po përgjaket sërish.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.