9 Aug 2025, Sat

Steve Bannon: “Izraeli nuk është aleat, por një protektorat i Amerikës!”

Ish-strategu kryesor i Donald Trump, Steve Bannon, shpalos me kurajo të vërtetën që shumë liderë e fshehin: Amerika e para! Po Shqipëria, kujt i shërben?

Nga Redaksia:

Në një kohë kur elitat globaliste përpiqen të imponojnë narrativa të rreme mbi “aleanca” dhe “vlera të përbashkëta”, një zë i fortë dhe i kthjellët del përballë opinionit publik botëror. Steve Bannon – njeriu që frymëzoi fushatën e parë fitimtare të Donald Trump dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm kundër rendit të ri global – deklaroi prerë: “Izraeli nuk është një aleat, por një protektorat i Shteteve të Bashkuara!”

Në podcast-in e tij “War Room”, Bannon sqaroi pozicionin e tij pa dorashka diplomatike:

“Izraeli mendon për veten i pari. Nuk kam asnjë problem me këtë. Por edhe ne duhet të mendojmë për veten – për Amerikën të parën!”

Kjo deklaratë nuk është thjesht një konstatim politik, por një thirrje e drejtpërdrejtë për sovranitet dhe vetëdije kombëtare. Në një moment kur Shtetet e Bashkuara po rishikojnë marrëdhëniet me strukturat ndërkombëtare dhe po tërhiqen nga aventurat globale, fjala e Bannon është dritëhije për shumë kombe të vegjël që e kanë humbur orientimin.

Po Shqipëria? Kujt i shërben politika e jashtme shqiptare? Shqipëria a është në funksion të interesit kombëtar, apo i shërben verbërisht axhendave të Sorosit, Ramës dhe ambasadave të korruptuara?

Ndërsa Bannon kërkon Amerikën e Parë, ne kemi një regjim që punon për të huajt të parët, dhe për popullin shqiptar… kurrë. Rilindja, me në krye Edi Ramën, jo vetëm që nuk guxon të artikulojë një politikë të jashtme të pavarur, por bën çmos që të jetë më katolik se Papa kur vjen puna për të mbrojtur axhendat që na shkatërrojnë identitetin, kulturën dhe ekonominë.

Deklarata e Bannon është një ftesë për reflektim për çdo shqiptar:

Nëse një fuqi si Amerika po rishikon “miqësitë e saj të përjetshme”, pse duhet që Shqipëria të mbetet sklave e interesave të huaja?

Steve Bannon tregon integritet moral, guxim intelektual dhe dashuri për kombin e tij. A kemi ndonjë lider shqiptar që do të kishte kurajën të thotë: “Shqipëria e para”?

Deri atëherë, heshtja jonë është miratim, dhe qeveria jonë është pasqyrim i gjumit të këtij populli të manipuluar nga mediat, ambasadat dhe OJF-të e paguara.

Ndiqni videon:

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *