9 Aug 2025, Sat

Trump, Paqja dhe lufta e 7-të: Zëri i arsyes kundër qenve të luftës …

Nga Redaksia

Në një kohë kur bota përpiqet të kuptojë zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rolin e vërtetë të administratës Trump në çmontimin e planeve për një konflikt global, Avokati Altin Goxhaj ka bërë një reagim të fortë në rrjetin social Facebook. Ai thekson se çarmatimi atomik i Iranit nuk është një ngjarje e izoluar, por një pjesë strategjike e një loje gjeopolitike shumë më të thellë, ku Trump po përpiqet të shmangë një luftë të përgatitur prej dekadash.

Sipas Goxhajt, kjo është një goditje ndaj elitave të luftës dhe sidomos AIPAC-ut, lobi më i fuqishëm izraelit në SHBA që, sipas tij, kontrollon Kongresin dhe Senatin amerikan. Trump, i paraqitur shpesh si aleat i Izraelit, sipas këtij leximi është në fakt figura që ka ndalur konfliktin përmes një strategjie të mbuluar nga retorika pro-izraelite.

Postimi i plotë i Avokatit Altin Goxhaj:

Çarmatimi atomik i Iranit, çarmatos çdo justifikim që SHBA (si gjithmonë për llogari të Izraelit) të nisë Luftën e 7të sipas Planit 35 vjeçar!

Kush e kupton, e kupton! Kush jo, snuk!

Trump është Arkitekt i Paqes pavarësisht se askush nuk do t’ja di që kjo është humbje për Izraelin dhe AIPAC që kontrollon plotësisht Kongresin dhe Senatin dmth SHBA!

Më poshtë mund të lexoni:

Shtirja e Trump si “Presidenti që ka bërë më shumë për Izraelin” është mburoja e tij për të vendosur dhe kontrolluar Paqen, përballë Qenve të Luftës të sponsorizuar nga AIPAC!

Guximi i Trump për të thyer reputacionin e tij të çastit dhe humbur një pjesë të mbështetjes, tregon vizion!

Urrejeni, shajeni, mallkojeni, por Gjeopolitika nuk është libër me poezi por një lojë e vështirë që kushton jetë, gjak dhe para e aq më shumë edhe reputacion!

Lufta e 7të është planifikuar 35 vite më parë, dhe të ndërrosh rrjedhën e historisë është shumë e vështirë! Trump mundet!

Diskutimi i vetëm që vlen është nëse Trump do të çmontojë kontrollin e AIPAC mbi SHBA…

Kanë kaluar veç 4 muaj dhe kemi para edhe 4 vjet!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *