Nga Redaksia:
Tirana, qershor 2025 – Çfarë ndodh kur kombi i nënshtrohet agjendave të huaja? Përgjigjja është e qartë: shqiptarët e vërtetë përjashtohen nga stadiumet, ndërsa propaganda shumëngjyrëshe brohoritet nga tribuna!
Tifozët Kuq e Zi, zemra e tribunave shqiptare, nuk do të lejohen të hyjnë në Arenën Kombëtare në ndeshjen kundër Serbisë – një përballje që duhej të ishte një manifestim i krenarisë kombëtare, por që tashmë është kthyer në një teatër të turpit dhe servilizmit institucional.
Avokati Altin Goxhaj ka bërë publik një paralajmërim të rëndë: tifozët janë përjashtuar sepse autoritetet kanë planifikuar të sjellin në stadium flamurin LGBQ dhe simbolika të tjera që nuk përfaqësojnë aspak shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Nën pretekstin se TKZ “mund të shkaktojë probleme”, po realizohet një plan i ulët për të heshtur çdo zë që guxon të thërrasë “Shqipëri etnike!”
Kjo nuk është thjesht një ndeshje. Është një luftë për shpirtin e kombit!
Në një kohë kur stadiumet duhet të jenë vatër e patriotizmit dhe krenarisë kombëtare, ato po shndërrohen në skena për spektakle të importuara, që nuk kanë asnjë lidhje me vlerat dhe kulturën tonë. Vendimi për të përjashtuar TKZ është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj identitetit tonë kombëtar dhe dëshmi e qartë se Shqipëria zyrtare nuk është më në duart e shqiptarëve.
Kush i merr këto vendime? Kush ka frikë nga zëri i kombit?
Është e qartë se pas kësaj loje të pistë fshihen ndikime të huaja, ambasada të caktuara dhe burokratë të shitur që janë gati të poshtërojnë çdo simbol shqiptar për të ruajtur privilegjet e tyre. Këta nuk janë drejtues, por kolaboracionistë të epokës moderne!
PatriotikMedia.al denoncon me forcë këtë përjashtim skandaloz dhe kërkon rikthimin e menjëhershëm të Tifozëve Kuq e Zi në stadium!
🇦🇱 Shqipëria nuk është plaçkë e ambasadave!
🇦🇱 Stadiumet janë të shqiptarëve, jo të axhendave shumëngjyrëshe!
🇦🇱 Kush hesht, është bashkëfajtor!
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
