Arben Ahmetaj: Akuzon SPAK-un për bashkëpunim me qeverinë – Ku kanë përfunduar paratë e tunelit të Llogarasë?

Nga Redaksia – Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda lidhur me kostot e fryra në projektet madhore infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste, ai ka detajuar një skemë abuzimi financiar me projektin e tunelit të Llogarasë, kostoja totale e të cilit arrin në 140 milionë euro, ndërsa ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për bashkëpunim me qeverinë.

Ahmetaj ka hedhur akuza të forta lidhur me kostot e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe aferën e inceneratorëve, duke vënë në dyshim fatin e miliona eurove nga buxheti i shtetit. Gjatë një interviste në emisionin “ÇIM PEKA LIVE”, ai foli për koston e tunelit të Llogarasë, projekt që sipas tij arrin në 140 milionë euro, ndërsa akuzoi SPAK-un për atë që e cilësoi si bashkëpunim me qeverinë.

Duke iu referuar kostos së tunelit, Ahmetaj tha se, sipas llogaritjeve të tij, vlera reale e punimeve është shumë më e ulët. Ai kujtoi se ndërmarrjet shtetërore dikur operonin me një normë fitimi prej 11% dhe argumentoi se, sipas kësaj logjike, tuneli nuk duhet të kishte kushtuar më shumë se rreth 93 milionë euro. Ka pasur një ndërmarrje shtetërore në kohën e Enverit, ’21 Dhjetori’, që e kishte fitimin e caktuar 11%. Nëse projekti është 140 milionë euro, fitimi është rreth 15-16 milionë euro. Pra, tuneli i bie të ketë kushtuar rreth 93 milionë euro”, u shpreh Ahmetaj. Më tej ai ngriti pyetje mbi diferencën e kostos së projektit. “Pra, ku janë këto paratë e tunelit?

Ku kanë ikur? Kush i ka marrë? Pse i ka marrë sekseri që s’ka bërë asnjë punë?”, deklaroi ai, duke pretenduar gjithashtu se projektit i mungojnë ende vepra të rëndësishme shoqëruese, si urat lidhëse. Ahmetaj komentoi edhe çështjen e lejeve të ndërtimit, duke thënë se debati nuk duhet të përqendrohet vetëm te procedurat administrative, por te përdorimi i fondeve publike. “Ore dakord, do merresh me lejen, është fundi i botës të bësh projektin pa leje. Por thelbi është: ku janë paratë?”, tha ai. Më pas ish-zëvendëskryeministri u ndal te inceneratori i Tiranës, duke pretenduar se hetimet nuk janë fokusuar tek fondet e shpenzuara për këtë projekt.

Ku janë paratë? I gjeti Altin Dumani te pseudo 34 mijë eurot e hoteleve? Apo i gjeti te shtëpia e Leos dhe e Eldës? Ku janë 130 milionët?”, deklaroi Ahmetaj. Ai hodhi akuza edhe për mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohen hetimet për çështje të tjera, duke përmendur edhe Ecoparkun. “E ka firmosur vetë Edi Rama urdhrin për prokurim. Ata shkojnë dhe akuzojnë të tjerë, ndërsa ai kishte katër vjet që ishte larguar”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, ka ende shumë çështje që nuk po hetohen. “Ku janë paratë e AKSH-it? I bëjnë për budallenj shqiptarët. Ndërkohë merren me ekstradimin tim. Duan të më shohin në burg që të mos flas më”, u shpreh ai. Në fund të intervistës, Ahmetaj hodhi poshtë idenë se në drejtësi ekzistojnë standarde të dyfishta, duke pretenduar se situata është edhe më e rëndë. “Kam dëgjuar të flitet për dy standarde.

Nuk ka dy standarde. Është bashkëpunim i SPAK-ut me qeverinë. Nuk është çështje standardesh, por bashkëpunimi”, deklaroi ai. Deklaratat e Arben Ahmetajt përbëjnë pretendime të bëra prej tij gjatë intervistës dhe nuk përfaqësojnë fakte të provuara me vendim gjyqësor.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top