Skandal: Mazniku i Rilindjes kërkon hapjen e profileve false për të manipuluar algoritmet dhe komentet në rrjetet sociale …

Nga Redaksia – Një mesazh i bërë publik ka nxjerrë në pah atë që duket se është një plan i organizuar për të manipuluar opinionin publik në rrjetet sociale në favor të qeverisë së Edi Ramës. Në mesazhin që mban emrin e deputetit socialist Arbjan Mazniku, u kërkohet strukturave të bashkive të angazhojnë persona për hapjen e profileve false në Instagram, TikTok dhe Facebook.

Sipas mesazhit, çdo bashki duhet të caktojë një person të veçantë që të hapë nga dy llogari në Instagram, dy në TikTok dhe dy faqe në Facebook me emra fiktivë. Këto profile do të përdoren për të bërë pëlqime, shpërndarje dhe, mbi të gjitha, për të komentuar në mënyrë të koordinuar në mbështetje të qeverisë dhe për të kundërshtuar komentet kritike të qytetarëve.

Në mesazh shkruhet:

“A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete… te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet.”

Ky mesazh tregon qartë organizimin e një rrjeti profilesh false, me synimin për të ndikuar artificialisht algoritmet e platformave sociale dhe për të krijuar perceptimin e një mbështetjeje më të madhe për qeverinë sesa ajo që reflektohet nga reagimet organike të qytetarëve.

Publikimi vjen në një kohë kur pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë është rritur ndjeshëm dhe komentet kritike në rrjetet sociale janë shtuar. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka fajësuar vazhdimisht algoritmet e platformave për përhapjen e përmbajtjeve kundër qeverisë, ndërsa ky mesazh sugjeron një përpjekje të organizuar për të ndikuar pikërisht mbi ato algoritme përmes profileve false dhe komenteve të koordinuara.

Ndalohet kopjimi Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top