Nga Andrea Bregu
E drejta e shprehjes garantohet me Kushtetutë. Askush nuk ka të drejtë morale e as kombëtare të gjykojë Luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, për qëndrimet e tij publike – aq më tepër kur ai flet si ekspert i fushës, me njohuri, përvojë dhe sakrificë personale.
Dritan Goxhaj duhet falënderuar publikisht nga çdo shqiptar që e quan veten patriot. Në vitin 2023, ai mori përsipër të mbrojë me zë të lartë dinjitetin e UÇK-së dhe të vërtetën e historisë sonë, përballë një makinerie globale shpifjesh që financohet nga rrjeti i mafies Soros.
Në atë kohë, ai u përball me rrezik personal, u arrestua në Shqipëri për llogari të Serbisë, me urdhër të Ramës dhe mbështetjen e strukturave globale që punojnë kundër çështjes shqiptare. U mbajt për më shumë se 3 muaj në qeli, vetëm sepse guxoi të thotë të vërtetën për rolin e manipuluesve si Altin Raxhimi dhe Fred Abrahams – të dy të lidhur me skenarët e shpifjeve ndaj luftëtarëve të lirisë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Përballë tyre, Goxhaj foli me argumente dhe integritet, duke denoncuar mashtrimin e madh të “shtëpisë së verdhë”, një trillim që u përdor për të njollosur gjakun e pastër të luftëtarëve të UÇK-së.
Por sot, disa pseudo-nacionalistë, që në vitin 1999 nuk guxuan as të përmendnin fjalën “luftë”, e akuzojnë Dritan Goxhajn si “terrorist”. Kjo është jo vetëm turpëruese, por edhe e dënueshme moralisht dhe kombëtarisht. Kur lufta zhvillohej në terren, këta servilë shihnin televizor apo sorollateshin nën efektin e kaosit të vitit 1997.
Tregon fytyrën e vërtetë të atyre që përdorin flamurin vetëm kur u leverdis politikisht, por nuk dinë të respektojnë sakrificën e një shqiptari që ka vënë jetën në rrezik për Kombin dhe për të Vërtetën.
Të mos pranosh opinionin e një eksperti si Dritan Goxhaj pa asnjë argument të kundërt, është turp. Por të shkosh më tej dhe ta etiketosh si “terrorist” është një akt poshtërsie që s’mund të justifikohet me asgjë.
Nëse nuk keni kurajon ta kundërshtoni me fakte dhe dije, të paktën mos e përdhosni fjalën “patriotizëm” me servilizmin tuaj të pështirë.
Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.