Nga Redaksia PatriotikMedia.al:
Urim nga Avokati Altin Goxhaj: Ta gëzoni festën ju që nuk më votuat… është thjesht ëndërr, ujku nuk po ju ha!
20 Qershori shënohet nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, por për shqiptarët është shumë më tepër: është dita që simbolizon tragjedinë kombëtare të një populli që po përzëhet nga trojet e veta, jo nga lufta me armë, por nga gjenocidi postmodern i Axhendës Soros, i zbatuar me përpikmëri nga elitat politike vendase.
Avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më të zëshëm kundër këtij plani të shpopullimit dhe ripopullimit të Shqipërisë, zgjedh që këtë ditë t’ua “urojë” pikërisht atyre që nuk e votuan. Me ironi therëse, ai kujton se shqiptarët e verbuar nga propaganda dhe klientelizmi politik, refuzuan të vetmin zë që ngriti alarmin për projektin e rrezikshëm të zbrazjes së territorit shqiptar, për t’u kthyer më pas në një eksperiment demografik të Sorosit për një “Izrael të Ri” të Shoqërisë së Hapur.
Në mesazhin e tij, Goxhaj nënvizon se votuesi shqiptar zgjodhi “ëndrrën e gomarit”, të mashtrimit elektoral të paketuar bukur nga mediat dhe fondacionet që i binden Axhendës Soros. Ndërkohë që Shqipëria po zbrazet çdo ditë, dhe fëmijët tanë po rriten në azile të huaja, politikanët e Tikut të Soros shesin shpresë false në këmbim të heshtjes dhe përuljes kolektive.

Ai shton se:
“Çfarëdo justifikimi që të nxirrni, përse nuk më votuat, fakti mbetet: ju e dinit që unë isha i vetmi që flisja të vërtetën. Dhe sado i papërshtatshëm të isha për ju, unë isha zgjedhja e vetme morale përballë të keqes që po e shkatërron këtë vend.”
Avokati e mbyll mesazhin me një urim që në fakt është një akt akuze patriotike:
“Ta gëzoni festën! Ju që s’e kuptuat se nuk është thjesht Dita e Refugjatëve, por Dita Juaj! Sepse ju vetë, me heshtjen, frikën dhe servilizmin tuaj, jeni kthyer në popull refugjat në vendin tuaj!”
Ky mesazh i Avokatit Goxhaj nuk është për të ndarë festën, por për të ndarë përgjegjësinë. Ndërsa Shqipëria boshatiset dhe e ardhmja blihet me dollarët e fondacioneve të huaja, heshtja e votuesit është vulë për zhdukjen kombëtare.
PatriotikMedia.al – Zëri i së Vërtetës që refuzohet, sepse dhëmb.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.