Nga Redaksia – Një nga televizionet më të mëdha ndërkombëtare, Al Jazeera, i ka kushtuar një kronikë të veçantë skandalit që po trondit Shqipërinë: projektit miliarda dollarësh për pushtimin e Sazanit dhe Zvërnecit nga njerëzit e lidhur me familjen Trump dhe reagimit të fortë popullor kundër këtij plani.
Në reportazhin e transmetuar nga Al Jazeera, theksohet se qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protesta kundër projektit luksoz të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, i cili synon transformimin e ishullit të Sazanit dhe zonave të mbrojtura të Zvërnecit në resorte për miliarderë.
Por ajo që ka ndezur zemërimin e shqiptarëve ishte deklarata arrogante e Ivanka Trump, e cila e përshkroi Sazanin si një “ishull privat” që ata e “zbuluan”. Pikërisht kjo fjali u përmend edhe nga Al Jazeera si shkaku kryesor që acaroi opinionin publik në Shqipëri.
Dhe pyetja që shtrojnë sot mijëra shqiptarë është e thjeshtë:
Si mund të quhet “ishull privat” një territor që i përket kombit shqiptar?
Sepse kjo është pikërisht ajo që duan të bëjnë. Ta trajtojnë Sazanin si pronë personale të oligarkëve ndërkombëtarë dhe të njerëzve të lidhur me pushtetin globalist, ndërsa shqiptarëve t’u mbeten vetëm telat me gjemba dhe ndalimi i hyrjes në tokën e tyre.
Mediat ndërkombëtare tashmë po raportojnë se protesta kundër projektit po rritet çdo ditë, ndërsa edhe SPAK ka nisur hetime për ndryshimet e dyshimta ligjore dhe pronësore që hapën rrugën për këtë mega-investim në zonat e mbrojtura.
Në kronikat ndërkombëtare përmendet gjithashtu fakti se Sazani nuk është një ishull i zakonshëm. Ai është një territor strategjik, historik dhe ushtarak i Shqipërisë, me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare. Për dekada me radhë ka qenë bazë ushtarake dhe simbol i sovranitetit shqiptar në Adriatik dhe Jon.
Sot, ndërsa shqiptarët protestojnë në rrugë për të mbrojtur Zvërnecin dhe Sazanin, mediat botërore po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se pas fasadës së “investimeve strategjike” fshihet tentativa për privatizimin e pasurive kombëtare të Shqipërisë.
Shqiptarët nuk po protestojnë vetëm kundër një resorti luksoz.
Ata po protestojnë kundër shitjes së Shqipërisë.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
