VIDEO: Shpërthen Tirana! SPAK bllokon paratë – Rilindja fut në lojë Dumanin e Ulsi Manjës për të ulur vrullin e protestave …

Nga Redaksia – Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe zemërimi qytetar po del jashtë kontrollit të propagandës qeveritare, duket se Rilindja ka aktivizuar një tjetër kartë politike: SPAK-un dhe Altin Dumanin.

Prej orëve të fundit kanë nisur të shpërndahen nëpër portale informacione se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit. Sipas burimeve, urdhri është firmosur nga prokurori Altin Dumani.

Çuditërisht lajmi po qarkullon vetëm në disa portale, ndërsa mediat e mëdha pranë qeverisë ende nuk e kanë trajtuar gjerësisht, duke krijuar dyshime serioze se kemi të bëjmë me një operacion të kontrolluar politik për të ulur vrullin e revoltës popullore.

Ende nuk dihet sa është shuma e sekuestruar dhe cilat kompani janë goditur konkretisht. Por vetëm pak ditë më parë, vëllezërit Khayyat kishin transferuar rreth 195 milionë dollarë në Bankën Kombëtare Tregtare, fonde të destinuara për blerjen e tokave dhe nisjen e punimeve për resortin gjigant në Zvërnec.

Investitorët nga Katari, ortakë të Jared Kushner, kishin hyrë fuqishëm në Shqipëri përmes kompanisë Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ndërsa më pas krijuan edhe kompaninë Sazan Operations Holding, e cila pavarësisht emrit lidhet direkt me projektin e Zvërnecit.

Por pyetja që shtrohet sot është: pse pikërisht tani?

Pse SPAK-u “u zgjua” vetëm pasi shpërthyen protestat dhe pasi qytetarët dolën masivisht kundër projektit?

Burime pranë hetimit pretendojnë se çështja ishte nën verifikim prej më shumë se një viti. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse nuk u ndërmor asnjë veprim më herët? Përse u prit momenti kur zemërimi popullor po rritej dhe qeveria po vihej nën presion të fortë publik?

Dyshimet për afërsinë politike mes Edi Ramës dhe Altin Dumanit janë shtuar edhe më shumë pas deklaratave publike që vetë kryeministri ka bërë për kreun e SPAK-ut.

Në një takim me gra dhe vajza në Peshkopi, Rama foli hapur për Altin Dumanin, duke e marrë në mbrojtje dhe duke e përdorur si shembull të “drejtësisë së re” të krijuar nga Partia Socialiste.

“Keni edhe drejtuesin e SPAK-ut këtej, Altin Dumani meqë është i zonës po e përmend këtu në miting. Ka qenë prokuror shumë vite. Edhe po ky ka qenë! Nga Dibra, i ndershëm, i zoti, i papërzier përveçse me punën e vet. Po e keni dëgjuar të thërriste ndonjëherë ndonjë person të njohur ta merrte në pyetje? Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Sepse ne bëmë atë që s’e ka bërë asnjë forcë që nga 1912-a. Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit”, deklaronte Rama.

Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të forta në opinionin publik, pasi vetë kryeministri duket sikur merr meritën politike për fuqizimin e SPAK-ut dhe të Altin Dumanit.

Pikërisht për këtë arsye, shumë qytetarë dhe protestues nuk e shohin më SPAK-un si një institucion realisht të pavarur, por si një mekanizëm që aktivizohet politikisht sa herë pushteti ndodhet nën presion.

PatriotikMedia.al është i bindur se kemi të bëjmë me një lojë politike të orkestruar nga Edi Rama për të ulur tensionin dhe për të krijuar idenë se “drejtësia po vepron”.

Sepse Altin Dumani nuk shihet më nga shumë qytetarë si figurë e pavarur, por si “Hamzai” politik i Ramës brenda SPAK-ut. Dhe problemi nuk është vetëm Dumani. Brenda institucioneve të drejtësisë ka shumë “Dumanë” të tjerë që veprojnë sipas interesave të Rilindjes dhe jo sipas interesit kombëtar.

Nëse Rama do ta ndalte vërtet këtë projekt, ai mund ta bënte me një vendim politik. Por në vend të kësaj po përdoret një skenar klasik: krijohet iluzioni i hetimit, bllokohen përkohësisht fondet, ulet tensioni publik dhe më pas gjithçka rikthehet në normalitet sapo protestat të shuhen.

Qytetarët tashmë e kanë kuptuar lojën.

Zvërneci nuk është më vetëm një çështje pronash apo resortesh luksoze. Ai është kthyer në simbolin e përplasjes mes interesit kombëtar dhe pazareve të errëta politike e financiare.

Ndiqni videon në Rumble për deklaratat e plota të Edi Ramës për Altin Dumanin e Ulsi Manjes nga Dibra

Sepse propaganda mund të vonojë të vërtetën, por nuk mund ta ndalë më revoltën qytetare.

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *