Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i Vlorës për televizionin Fax News Albania, ka bërë deklarata të forta mbi atë që po ndodh në Zvërnec, duke ngritur akuza të rënda për praninë e forcave paraushtarake dhe për një projekt që sipas tij nuk ka të bëjë me turizmin, por me kolonizimin e Shqipërisë.
Sipas Goxhajt, në zonën e Zvërnecit janë parë persona me uniforma të zeza, të maskuar dhe pa shenja identifikuese, të cilët sipas tij silleshin si forca speciale të trajnuara ushtarakisht.
“Pamë njerëz me veshje të zeza, me sjellje paraushtarake, që merrnin qytetarë zvarrë në sy të policisë dhe i zhduknin pas objekteve të mbyllura. Ishin pamje që i kemi parë në Palestinë dhe në Gaza. Dukej qartë se ishin njerëz të trajnuar si forcat e Mosadit apo strukturave izraelite”, deklaroi Goxhaj.
Ai theksoi se mënyra sesi ishte organizuar territori dhe sjellja e personave brenda rrethimit nuk kishte asnjë lidhje me një projekt turistik.
“Kjo nuk dukej si ndërtim resorti. Nuk kishte lidhje as me pelikanin dhe cufot dhe as me propagandën për zhvillim turistik. Ajo që pamë ishte pamja e një kolonie që po ndërtohet në Shqipëri”, u shpreh ai.
Sipas avokatit, projekti në Zvërnec nuk ka as leje ndërtimi dhe as leje zhvillimi, ndërsa ngriti pyetjen se përse po futen kamionë dhe përse zona po rrethohet si një kamp ushtarak.
Një tjetër pikë e ngritur nga avokati lidhet me dokumentacionin e projektit. Sipas tij, nuk ka qartësi mbi ekzistencën e lejeve të ndërtimit apo zhvillimit në zonë, duke ngritur dyshime për mënyrën se si po ndërhyhet në territor.
Goxhaj thekson se Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Mjedisit deklaroi tekstualisht se nuk ka leje ndërtimi, nuk ka leje zhvillimi, nuk ka asnjë leje. Atëherë pse ndërhyhet në zonë dhe pse rrethohet si kamp lufte?
Sipas avokatit, mungesa e lejeve të ndërtimit tregon se askush ende nuk e di zyrtarisht se çfarë do të ndërtohet në Zvërnec dhe Sazan.
“Ata nuk kanë leje ndërtimi, nuk kanë leje zhvillimi dhe nuk e dinë ende çfarë do të ndërtojnë, sepse po presin përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit për të vendosur se çfarë projekti do të ndërtohet aty”, deklaroi Goxhaj.
Ai theksoi se nuk bëhet më fjalë për projektet e diskutuara më parë me Jared Kushner apo Ivanka Trump për resorte turistike dhe kazino.
“Nuk kemi të bëjmë më me Ivankën, Jaredin apo arabët që do ndërtonin godina turistike. Projekti i vjetër ra kur dështoi projekti i kazinos në Beograd, pasi populli serb reagoi kundër tij. Kompleksi ishte menduar si një trekëndësh Beograd-Zvërnec-Sazan, ku Shqipëria do ishte rezidenca ndërsa kazinoja do ishte në Beograd”, u shpreh ai.
Goxhaj ndaloi edhe tek rrethimi me tela me gjemba, duke thënë se sipas tij nuk bëhej fjalë për një rrethim normal sigurie.
“Ato ishin tela me gjemba që përdoren në raste lufte. Ishte një pamje identike me kampet që kemi parë në Gaza. Sjellja e njerëzve brenda rrethimit ishte krejt tjetër nga policët që ndodheshin jashtë”, tha ai.
Ai pretendoi gjithashtu se policët e shtetit ishin vetë viktima të situatës dhe jo autorët e dhunës.
“Policët që ishin jashtë rrethimit ishin viktima. Në spitalet e Vlorës kishte efektivë me probleme në sy nga lëndët helmues që përdoreshin nga ata që ishin brenda rrethimit. Këtë e konstatova vetë”, deklaroi avokati.
Në deklaratën e tij, Goxhaj pretendoi se në terren ndodheshin rreth 30 persona të trajnuar si forca paramilitare.
“Ata dukeshin qartë që ishin të trajnuar për të trajtuar njerëzit si qenie jo njerëzore. Mënyra sesi morën zvarrë një person tregonte qartë trajnim ushtarak”, tha ai.
Sipas tij, projekti fillestar i lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump ka dështuar pas reagimeve në Serbi kundër projektit të kazinove në Beograd, ndërsa ajo që po ndodh sot në Zvërnec dhe Sazan është diçka krejt tjetër.
“Projekti i vjetër ka rënë. Ky është një projekt i ri dhe askush nuk e di ende se çfarë do të ndërtohet aty. Ata po presin përfundimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit për të vendosur çfarë kolonie do të ndërtojnë në Shqipëri”, deklaroi ai.
Goxhaj shkoi edhe më tej, ku përmendi edhe ishullin e Sazanit, për të cilin ngriti pretendime se mund të përdoret për struktura ushtarake dhe meteorologjike izraelite.
“Në Sazan mund të ndërtohet një bazë logjistike dhe meteorologjike e sistemit HAARP. E pamë edhe në Iran kur pas bombardimeve filloi të binte shi pas tre vitesh thatësire. Ne nuk e dimë çfarë baze ushtarake apo logjistike do të ndërtojë Izraeli në Sazan. Këtë e di vetëm Edi Rama dhe ata”, deklaroi Goxhaj.
Avokati Altin Goxhaj deklaroi se ajo që po ndodh në Zvërnec nuk ka lidhje me ndërtimin e një resorti turistik, por me atë që ai e quajti “pushtim dhe kolonizim të Shqipërisë nga izraelitët”.
“Në Zvërnec nuk po ndërtohet resort turistik. Këtu po ndërtohet kolonia e parë izraelite në Shqipëri”, përfundoi ai.
Deri tani, nuk ka një reagim zyrtar të detajuar që të konfirmojë apo të përgënjeshtrojë pretendimet e ngritura në deklaratën publike të avokatit.
Deklaratat e bëra në emisionin live nga Altin Goxhaj kanë hapur një tjetër debat publik mbi mënyrën e zhvillimit të zonës së Zvërnecit dhe pa transparencë te “projektit strategjike” në bregdet.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
