Nga Redaksia – Në trotuaret e Shqipërisë së vitit 2026 nuk sheh luksin që propagandohet në televizionet e pushtetit. Nuk sheh mirëqenien që premtohej me “Rilindjen”. Nuk sheh Europën që na servirin çdo ditë në ekran.
Sheh nëna dhe baballarë shqiptarë të ulur në cep të rrugës, duke shitur pak perime, pak djersë dhe gjithë dinjitetin e tyre për të mbijetuar.
Fotoja e kësaj gruaje nuk është thjesht një imazh rruge.
Është portreti real i Shqipërisë së sotme.
Një Shqipëri ku njerëzit punojnë gjithë jetën dhe në fund mbeten të harruar, të lodhur dhe të braktisur nga shteti që duhet t’i mbronte.
Kjo është Shqipëria që prodhoi Rilindja Sorosiane.
Një brez i tërë sakrifice, prindër model, njerëz punëtorë e të ndershëm, sot janë kthyer në skllevër ekonomikë në vendin e tyre.
Ata që ndërtuan këtë vend me djersë e mund, sot numërojnë qindarkat për bukën e gojës, ndërsa pushtetarët jetojnë mes luksit, oligarkëve dhe propagandës boshe.
Botë e padrejtë.
Shoqëri e pabarabartë.
Brez i vuajtur.
Brez i djegur nga tranzicioni, mashtrimi dhe varfëria.
Në emër të “Amerikës”, në emër të “Bashkimit Europian”, në emër të reformave dhe integrimit, Shqipëria u shkatërrua ekonomikisht dhe moralisht.
Partia-Shtet ndërtoi një sistem ku qytetari i thjeshtë nuk jeton më — vetëm mbijeton.
Ndërkohë që miliona euro hidhen për fasada, propagandë dhe projekte klienteliste, shqiptarët largohen çdo ditë nga vendi i tyre ose detyrohen të shesin në rrugë prodhimet e pakta për të ushqyer familjen.
Kjo nuk është Europë.
Kjo është tragjedi kombëtare.
Sot shqiptarët nuk kërkojnë luks.
Kërkojnë dinjitet.
Kërkojnë bukë.
Kërkojnë një shtet që t’i mbrojë dhe jo t’i përdorë.
Dhe pyetja që ngrihet është e thjeshtë:
Sa gjatë mund të durojë një popull i tërë këtë padrejtësi?
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.
