Zvërneci në rrezik: Investim strategjik apo kolonizim i heshtur Izraelit në brigjet shqiptare …(VIDEO)

Nga Redaksia – Shqipëria, nga Veriu në Jug, është kthyer në një kantier të hapur interesash anti-shqiptare nga Rilindja, duke përdorur termin “investime strategjike”, por që në realitet nuk janë të tilla. Nga ana tjetër kemi një opozitë që i shërben Ramës, duke bërë akuza për oligarkë e koncesione, ndërkohë që hesht për thelbin e problemit. Ajo që po ndodh në Zvërnec nuk është një projekt i errët por një pushtim nga Izraeli, dhe kjo si shumë projekte të tjera të Rilindjes Sorosiane, që po zhdukin çdo pasuri natyrore të këtij vendi.

Sot radha i ka ardhur një prej thesareve të fundit të Mesdheut — Zvërnecit të Vlorës.

Ajo që po ndodh sot në këtë zonë nuk shihet më nga shumë qytetarë si “investim strategjik”, por si një pushtim territorial i maskuar me emrin e turizmit luksoz.

Zvërneci konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si një nga deltat e fundit të egra dhe të paprekura të Mesdheut. Një mrekulli natyrore që strehon mbi 70 specie të rrezikuara dhe mbi 200 lloje shpendësh. Një ekosistem unik që shumë vende europiane do ta shpallnin pasuri kombëtare të mbrojtur dhe krenari shtetërore.

Por në Shqipërinë e Edi Ramës, gjithçka që është natyrore, kombëtare dhe e paprekur shihet si objekt fitimi, betonizimi dhe shkatërrimi.

Sipas denoncimeve të shumta të aktivistëve patriotë dhe ambientalistëve, zona është rrethuar me tela me gjemba ndërsa makineri të rënda kanë hyrë në territorin e Zvërnecit duke hapur rrugë, shkatërruar pyje, duna ranore dhe habitate bregdetare. E gjitha kjo, sipas tyre, pa transparencë publike, pa konsultim me banorët dhe pa një proces të qartë ligjor mbi ndikimin real në mjedis.

Patriotët paralajmërojnë se kjo përbën një shkelje të hapur të standardeve europiane dhe të vetë ligjeve që Shqipëria pretendon se po ndjek në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Por ajo që e ka tronditur opinionin publik nuk është vetëm shkatërrimi i natyrës.

Sot, qytetarë, aktivistë dhe patriotë protestuan kundër asaj që ata e quajnë kolonizim të brigjeve shqiptare nga interesat izraelite. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë përplasje të forta, qytetarë të tërhequr zvarrë dhe tensione të rënda gjatë protestës.

Sipas aktivistëve, ajo që po ndodh në Zvërnec nuk ka të bëjë as me resort turistik dhe as me “mbrojtje” nga Policia e Shtetit.

“Kur qytetarët merren zvarrë dhe goditen për të mbrojtur një projekt privat, atëherë kemi të bëjmë me diçka shumë më të rëndë sesa turizmi,” deklarojnë protestuesit.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe akuza të forta se në terren po përdoren metoda force dhe struktura sigurie të trajnuara nga Izraeli për të garantuar vazhdimin e projektit.

Sipas tyre, ky nuk është thjesht një resort luksoz, por “kolonia e parë e Izraelit në brigjet shqiptare”.

Tokat po merren, natyra po zhduket dhe shqiptarët po përballen me dhunë në vendin e tyre.

Mes protestuesve ishte edhe avokati Altin Goxhaj së bashku me disa aktivistë të tjerë, të cilët morën pjesë në protestën kundër projektit kontrovers në Zvërnec.

Gjatë përplasjes, një nga aktivistët mbeti i lënduar Klajdi Bello në kokë dhe avokati ndodhej pranë tij pas incidentit.

Në një reagim në Facebook, Goxhaj shkruan:

“Ky ishte momenti kur paramilitarët e Izraelit na sulmojnë qytetarët dhe policët me gaz djegës.”

Ndërkohë, pyetja që ngrihet sot nga shumë shqiptarë është e thjeshtë:

A po zhvillohet Shqipëria, apo po shitet copë pas cope?

Sepse kur një nga zonat më të rralla natyrore të Mesdheut rrethohet me tela me gjemba, kur qytetarët dhunohen për të mbrojtur interesat e oligarkëve dhe kur natyra sakrifikohet për projekte të errëta, atëherë nuk kemi më të bëjmë me investim.

Por me humbjen graduale të territorit, identitetit dhe sovranitetit kombëtar.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *