Nga Redi Minga
Në diskursin politik shqiptar, akuzat ndaj figurave të larta shtetërore nuk kanë munguar asnjëherë. Por në rastin e Edi Rama, kritikat ndaj qeverisjes së tij janë intensifikuar ndjeshëm, duke arritur deri në etiketime ekstreme nga Shqiptarët në terësi.
Në fushatën elektorale të vitit 2013, Rama premtoi një program të fuqishëm ekonomik, që sipas tij do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të përmirësonte ndjeshëm jetesën e qytetarëve. Një nga shtresat më të përmendura ishin pensionistët, për të cilët u premtuan “pensione dinjitoze” por ishte mashtrim.
Sot, më shumë se një dekadë më vonë, Shqiptarët theksojnë se këto premtime nuk janë realizuar në përmasën e deklaruar. Sipas të dhënave publike dhe debateve të fundit, rritja e pensioneve konsiderohet mashtrim dhe i pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.
Më poshtë mund të lexoni:
Në vitet e fundit, një tjetër premtim i fortë nga Rama ka qenë ai për shfrytëzimin e burimeve natyrore, veçanërisht në zonën e Shpiragut. Deklaratat për potencial të madh nafte u interpretuan nga shumë qytetarë si një mashtrim për zhvillimin ekonomik por që Nafta fluturon në depozitat e Sorosit.
Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme, përfshirë tërheqjen e kompanive ndërkombëtare nga projektet kërkimore, janë përdorur si argument për të thënë se pritshmëritë ishin të ekzagjeruara.
Një super mashtrim ishte për “shëndetësi falas” dhe kjo mbeti një nga mashtrimet më të diskutuara. Opozita e Saliut e kapur bënte zhurmuesin por nuk zgjidhte asgjë, dhe sot me të drejt Shqiptarët pretendojnë se sistemi shëndetësor po përballet me probleme serioze, si nga korrupsioni, mungesa e shërbimeve e deri te kostot e larta për qytetarët.
Më poshtë mund të lexoni:
Një pikë e nxehtë janë dhe koncesionet në shëndetësi, të cilat janë hetuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas dosjeve dhe deklarimeve publike, këto projekte janë vënë nën dyshim për mënyrën e menaxhimit dhe përfitimet financiare nga mafia e Rilindjes.
Çështja e inceneratorëve e AKSHI-t konsiderohen një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit. Hetimet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë çuar në arrestime dhe procese gjyqësore ndaj disa zyrtarëve por jo tek kokat kryesore.
Më poshtë mund të lexoni:
Kritikët e qeverisë pretendojnë se këto afera tregojn një problem më të thellë në mënyrën e qeverisjes, ndërsa vetë qeveria mafioze i ka mbrojtur projektet si të nevojshme për menaxhimin e tyre duke grabitur miliona euro.
Nga infrastruktura rrugore tek arsimi dhe bujqësia, lista e premtimeve të pambajtura, sipas shqiptarëve, është i gjatë. Projekte të zgjatura në kohë, investime të diskutueshme dhe emigracioni i lartë janë ndër çështjet që përdoren shpesh për të rrezuar qeverinë mafioze.
Në këtë klimë politike të degjeneruar, nuk është e pazakontë që shqiptarët të përdorin terma ekstremë për të përshkruar drejtuesit politikë. Etiketime si Rama është “armik i vendit” dhe kjo pasqyron më shumë urrejtjen dhe gjuhën e ashpër sesa një konstatim juridik.
Më poshtë mund të lexoni:
Fakti mbetet se Rama nuk është kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, ndërsa vlerësimi për qeverisjen e tij mbetet se ajo është një MAFIE në duart e Rilindjes Sorosiane, kjo nuk është më një çështje debati publik dhe politik, por është çështje që i takon qytetarëve ta gjykojnë përmes protestave dhe jo votës dhe institucioneve pseudo-demokratike.
Pas më shumë se një dekade në pushtet, qeverisja mafioze e Ramës mbetet një nga më të debatueshmet në historinë shqiptare. Patronazhistët dhe servilët e Rilindjes Sorosiane flasin për reforma dhe modernizim, ndërsa Populli Shqiptarët flet për dështime dhe korrupsion galopant.
Më poshtë mund të lexoni:
E vërteta, si gjithmonë, qëndron në përballjen me faktet, mashtrimet dhe justifikimet qëndrojnë tek Rilindja, por sot në 2026 nuk pijnë më ujë tek Shqiptarët e mashtruar për 35 vite.
