9 Aug 2025, Sat

A do të ketë arrestime pas largimit të Ramës për në SHBA?

Nga Redaksia

Ndërsa Shqipëria përjeton një krizë të thellë politike, institucionale dhe morale, kryeministri Edi Rama zgjedh të largohet nga vendi jo për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare për qytetarët e tij, por për të marrë pjesë në një ngjarje elitare që e largon edhe më shumë nga realiteti shqiptar: dasma e Aleks Soros me Huma Abedin.

Ceremonia pritet të zhvillohet më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një ambient luksoz, ku do të grumbullohen fytyra të njohura të axhendës globaliste: si nga figurat politike të së majtës amerikane, e deri tek përfaqësues të korporatave teknologjike, mediatike dhe fondacioneve që janë akuzuar shpesh për ndërhyrje në politikat e brendshme të vendeve sovrane.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë dasmë nuk është thjesht një akt personal. Është një simbol. Një dëshmi e lidhjeve të tij të hershme dhe të pandërprera me rrjetin ndërkombëtar të Sorosit, të cilin shumë analistë e shohin si një prej burimeve të deformimit të demokracisë shqiptare që prej vitit 2013.

Po kush është Human Abedin

Huma Abedin, e njohur si bashkëpunëtore dhe shoqe intime e Hillary Clinton, sjell me vete një peshë të madhe politike dhe simbolike: përfaqëson krahun më agresiv të globalizmit liberal, të përfshirë në shumë afera që lidhen me “Clinton Foundation”, ndërhyrje në Lindjen e Mesme dhe skandale email-esh të cilat mbetën të pazbardhura. Nga ana tjetër, Aleks Soros ka trashëguar jo vetëm pasurinë e babait të tij, por edhe strukturat që dikur i përdornin se bashku.

Në këtë klimë të zymtë për qytetarët shqiptarë, pyetja që ngrihet natyrshëm është: a po largohet Edi Rama nga Shqipëria për të shmangur një furtunë që po vjen?

Burime jozyrtare brenda strukturave të drejtësisë flasin për një sërë hetimesh që kanë qenë të ngrira prej vitesh, pikërisht për shkak të ndikimit politik dhe ndërkombëtar që e mbronte sistemin nga goditjet.

Por tani gjithçka ka ndryshuar.

Me ndryshimin e administratës në SHBA dhe rikthimin e një klime më të ashpër ndaj axhendës Soros, shumë prej aleatëve të tij ndërkombëtarë kanë filluar të ndiejnë pasiguri. Në këtë kontekst, largimi i Ramës drejt një dasme simbolike në SHBA mund të shihet si një përpjekje për të kërkuar garanci, aleanca të reja, apo thjesht për të fituar kohë. Sepse pas një dekade pushtet absolut, dosjet nuk zhduken, dhe gjurmët e korrupsionit nuk fshihen me dasma luksoze.

A është ky fillimi i fundit për një regjim që ndërtoi lidhje më shumë jashtë Shqipërisë sesa brenda saj?
A do të lejojë më populli shqiptar që drejtësia të komandohet nga dasma, fondacione dhe plane të importuara?

Koha do ta tregojë, por sinjalet janë të qarta: një epokë po mbyllet, dhe me të mund të vijnë edhe arrestime që prej kohësh janë shtyrë me urdhra politikë.

Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *