Nga Fatmir Merkoçi:
Ardhja e Mark Tervakos në Shqipëri duket se e përqendroi vëmendjen tek drejtësia dhe tek takimet e bëra në SPAK e GJKKO me drejtuesit e tyre, ndërsa takimi me Presidentin Begaj u anashkalua.
Duket se takimi i z. Mark me Presidentin nuk ka qenë thjesht kortezie apo vetëm për çështjet e drejtësisë. Në atë takim mund të jetë përcjellë “porosia” e Trump për Bordin e Paqes.
Rama nxitoi të bënte një ligj me emrin e tij, për të qenë i sigurt në pjesëmarrjen në takimin e Bordit të Paqes. Madje, ai mori edhe një autorizim përfaqësimi nga Presidenti Begaj.
Rama deklaroi me mburrje në Parlament se do të jetë në takim me Trump në Amerikë, ku do të zhvillohet takimi i Bordit të Paqes. Kjo lëvizje e Ramës, me sa duket, nuk i ka shpëtuar syrit të SHBA-ve dhe vetë Suzit, shefes së kabinetit. Mesazhi mund të ketë qenë i prerë.
Pavarësisht se Parlamenti, në mënyrë amatoreske-politike, i dha mandat përfaqësimi Ramës me anën e një ligji nominal, Rama nuk duhet të jetë në atë takim.
Rama nuk do të ketë ftesë nominale nga Trump, siç do ta kenë pjesëmarrësit e tjerë. Ftesa i është bërë e qartë Bajram Begajt: do të jetë për Shqipërinë dhe në atë takim duhet të jetë Presidenti, jo Kryeministri Rama. Pavarësisht autorizimit dhe ligjit, Trump nuk mund të pranojë në tryezë një Kryeministër që ka ngritur mafio-shtet, ka cenuar sigurinë e Amerikës dhe është zëdhënës i një organizate zerrorriste me emrin Soros.
Pas vizitës së z. Mark, Rama është parë tepër i tensionuar, duke bërë lëvizje të pakontrolluara. Madje, frika se SPAK do të veprojë edhe mbi të duket se e ka bërë që shumë gjëra t’i lëvizë edhe nga zyra.
Me sa duket, Rama po ndjen fundin e tij, këtë herë nga drejtësia, të cilën herë e ka lëmuar, e herë e ka sulmuar.
Ndoshta kujton edhe shprehjen e tij kur deklaronte: “Amerika ka bërë noc rrokun.”
Kujdes spiunët!
