residenti amerikan Donald Trump tha të premten se po rekomandon një tarifë të drejtpërdrejtë prej 50% për Bashkimin Evropian, pasi u shpreh se negociatat tregtare kanë ngecur.
“Tarifat e reja të larta të importit do të fillojnë më 1 qershor”,-shkroi Trump në ‘Truth Social’.
Njoftimi i Trump erdhi më pak se 30 minuta pasi ai tha se do të vendoste një tarifë prej të paktën 25% për iPhone-t e Apple nëse kompania nuk fillon t’i prodhojë ato në Shtetet e Bashkuara.
Kontratat e ardhshme të aksioneve amerikane ranë menjëherë pas postimeve të bëra këtë të premte.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, në një intervistë për Fox News të premten në mëngjes, tha se Trump beson se propozimet e BE-së nuk kanë qenë të të njëjtës cilësi që është parë nga partnerët e tjerë të rëndësishëm tregtarë.
I pyetur nëse BE-ja do të jetë në gjendje të negociojë brenda nëntë ditëve para se të hyjnë në fuqi tarifat prej 50%, Bessent tha se mendon që kjo do të ndezë një diskutim në BE.
Ndërkohë, pikëpamja e Shtëpisë së Bardhë të premten në mëngjes ishte se tregu i aksioneve po reagonte tepër ndaj komenteve të Trump për tarifat, siç raportohet nga media amerikane CNBC.
Shtëpia e Bardhë nuk e interpretoi postimin e presidentit si një deklaratë formale të politikës./patriotikmedia.al