Nga Redi Minga:
Prej vitesh, në prapaskenat politike dhe mediatike shqiptare është ndërtuar një narrativë e rreme mbi “pro-amerikanizmin” e Edi Ramës. Faktet dhe sjelljet e tij publike tregojnë të kundërtën. Rama nuk ka qenë kurrë pro-amerikan në bindje; ai ka qenë dhe mbetet anti-amerikan në qëndrim, por oportunist në përdorimin e simbolikës dhe institucioneve amerikane për interesa të ngushta politike dhe financiare.
Rama si CEO de facto i Sorosit
Kur flitet për “CEO-n e Sorosit” në Shqipëri, nuk bëhet fjalë për një titull formal, por për një rol real ekzekutiv. Edi Rama ka vepruar si menaxher lokal i interesave sorosiane, duke garantuar terrenin politik, institucionet dhe mbrojtjen e nevojshme për zbatimin e projekteve që kanë prodhuar përfitime të mëdha financiare për rrjetin e lidhur me Sorosin.
Kjo shpjegon edhe frikën e tij reale nga Shtetet e Bashkuara: jo frikë nga korrupsioni personal, por nga ekspozimi i skemës.
Rama kurrë pro-amerikan
Teza e “Ramës pro-amerikan” rrëzohet që në fillesat e karrierës së tij politike. Si ministër Kulture, në një takim publik me media, Rama hoqi nga tavolina flamurin shqiptar dhe atë amerikan, duke u shprehur me përçmim për këtë të fundit dhe duke e hedhur si një send pa vlerë. Kjo skenë ekziston e regjistruar në video dhe mbetet dëshmi e qartë e qëndrimit të tij real ndaj SHBA-së.
Ndiqni videon:
Deklaratat e mëvonshme për “partneritet strategjik” nuk janë gjë tjetër veçse fasadë politike.
Si u përdor Ambasada Amerikane në Tiranë
Gjatë viteve të fundit, veçanërisht në periudhën e Donald Lu dhe më pas të Yuri Kim, Ambasada Amerikane në Tiranë u shndërrua në mbulesë politike për një skemë të rrezikshme. Në emër të reformave, luftës kundër korrupsionit dhe drejtësisë, fondet e USAID-it u kanalizuan drejt OJQ-ve dhe strukturave të lidhura me Sorosin.
Në këtë mekanizëm, Rama kishte rolin kyç të CEO-s lokal: ai siguronte pushtetin, presionin institucional dhe heshtjen politike. Paratë hynin si ndihmë amerikane, por përfituesi real ishte rrjeti sorosian, ndërsa Shqipëria humbiste sovranitet, ekonomi dhe besim publik.
Donald Lu dhe Yuri Kim nuk u shfaqën si diplomatë neutralë, por si garantë politikë të kësaj skeme, duke goditur kundërshtarët e qeverisë dhe duke anashkaluar korrupsionin real.
Pse frika e Ramës nga SHBA është reale
Sot, kur Soros konsiderohet faktor armiqësor në qarqe të rëndësishme amerikane, frika e Ramës bëhet e kuptueshme. Nëse Soros shihet si problem për interesat e SHBA-së, atëherë CEO-ja i tij në Shqipëri bie automatikisht në të njëjtën linjë përplasjeje.
Rama nuk frikësohet sepse ka vjedhur Shqipërinë – këtë e dinë shqiptarët – por sepse ka përdorur Amerikën për ta vjedhur, duke e shndërruar Ambasadën në një vegël të një agjende që sot rrezikon të ekspozohet.
Shqipëria nuk ka nevojë për tutorë ideologjikë dhe as për CEO që marrin urdhra nga jashtë. Ajo ka nevojë për sovranitet, transparencë dhe dinjitet kombëtar.
Dhe pikërisht për këtë arsye, CEO i Sorosit nuk po e zë gjumi.
