Burime të sigurta nga qarqe inteligjente ndërkombëtare konfirmojnë fundin politik të regjimit Sorosian në Shqipëri të regjimit Rilindje të Edi Ramës.
Nga Redaksia PatriotikMedia.al
Ky nuk është një spekulim. Ky nuk është një thashethem. Ky është një lajm i konfirmuar, i bazuar në informacione të vërteta nga rrjete të besueshme të inteligjencës ndërkombëtare. Sipas burimeve që disponon PatriotikMedia.al, regjimi i Edi Ramës është në ditët e tij të fundit. Brenda vitit 2025, qeveria e Rilindjes Sorosiane do të rrëzohet nga pushteti.
Dosje të rënda janë hapur në disa vende kyçe të Perëndimit – nga Brukseli në Berlin e deri në Uashington – kundër lidhjeve të Ramës me korrupsionin ndërkombëtar, kapjen e shtetit dhe aferat transatlantike që kanë shkatërruar shtetin shqiptar.
Burime nga qarqe me ndikim në administratën e Presidentit Donald Trump pohojnë se Rama është në listën e zezë të politikanëve që nuk kanë më vend në tryezën e Perëndimit. Vizita e tij e ardhshme në SHBA – nëse ndodh – do të jetë udhëtimi i fundit si kryeministër.
Qëndrimi pro-Soros, rrënimi institucional, përjashtimi i opozitës reale, përdorimi i policisë kundër qytetarëve dhe shpërngulja e kombit shqiptar nga trojet – janë tashmë të dokumentuara dhe do të kenë pasoja direkte.
Fundi i një mashtrimi 12-vjeçar Sorosian
Premtimi për anëtarësimin në BE ka dështuar. Shqipëria është më larg Europës se kurrë. Dhe fajtor është një njeri: Edi Rama.
Shqiptarët nuk do të presin më kot. Sepse tashmë nuk kemi të bëjmë me një interpretim politik, por me një zhvillim të pashmangshëm dhe të bazuar në prova reale. Rënia e tij është çështje kohe – dhe jo shumë e largët.
🇦🇱 2025: Fundi i Rilindjes, Fillimi i Rilindjes Kombëtare
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.