Nga Redaksia:
Skandali i maskave COVID në kurriz të taksapaguesve gjermanë, 1.5 miliardë euro kontratë për një firmë nga qyteti i lindjes së Jens Spahn, ndërsa raporti i hetimit mbahet fshehur për të shpëtuar karrierën politike të ish-ministrit.
Një tjetër skandal tronditës godet themelet e së djathtës gjermane, këtë herë me përmasa miliardëshe. Ish-Ministri i Shëndetësisë dhe kreu aktual i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Jens Spahn, është nën hetim për keqpërdorim fondesh dhe shpërdorim detyre gjatë pandemisë së Coronavirus. Gjatë një periudhe kur qytetarët gjermanë ishin të izoluar, të frikësuar dhe nën frikën e vdekjes, Spahn firmoste kontrata gjigante me kompani logjistike të lidhura me qytetin e tij të lindjes, Münster.
Në qendër të skandalit ndodhet një kontratë e dyshimtë prej 1.5 miliardë eurosh, e dhënë pa tender dhe pa paralajmërim kompanisë “Fiege”, duke anashkaluar procedurat e brendshme të Ministrisë së Brendshme gjermane. Kjo e fundit kishte paralajmëruar qartë për rrezikun e përdorimit të maskave të skaduara dhe kishte përgatitur marrëveshje të tjera alternative me DHL dhe Schenker. Por paralajmërimet u injoruan.
ARD dhe Süddeutsche Zeitung raportojnë se një raport hetimor për këtë aferë është përfunduar që në janar të këtij viti dhe zyrtarizuar në prill 2025, por ende mbahet i fshehur nga publiku. Dhe pse? Për të mbrojtur karrierën politike të Jens Spahn, thotë ministrja e Shëndetësisë nga radhët e të Gjelbërve, Paola Piechota. “Znj. Warken dëshiron ta mbajë sekret raportin për maskat në mënyrë që të mbrojë Jens Spahn nga fundi i karrierës së tij politike,” deklaroi ajo për ARD.
Pse hesht Bundestagu? Pse nuk kërkohet transparencë? Dhe mbi të gjitha, kush do të mbajë përgjegjësi për dëmet me vlerë miliarda euro që kanë rënë mbi kurrizin e taksapaguesit gjerman?
Në një kohë kur shumë qytetarë nuk arrinin të blinin maska për fëmijët e tyre, Ministria e Shëndetësisë urdhëronte blerje massive të maskave të skaduara që më vonë u hodhën në plehra – një abuzim klasik me paratë publike dhe një dëshmi se “kriza” u kthye në rast për pasurim të një rrethi të ngushtë të lidhur me CDU-në.
Sot, ndërsa administrata e re republikane në SHBA shpall luftë ndaj korrupsionit globalist dhe aleatëve të tij europianë, ky rast është ilustrim i qartë i aleancës së kalbur mes elitave politike, financiare dhe mediave që heshtin.
PatriotikMedia.al do të vazhdojë të denoncojë këto skandale dhe të kërkojë llogaridhënie për çdo euro të abuzuar.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.