Nga Redaksia
34 vite pas rënies së diktaturës komuniste, Shqipëria vazhdon të jetë e burgosur në një sistem politik që, me çdo brejtje, e shkatërron nga brenda. Nuk janë më diktatorët me emër Enver Hoxha, por “socialistët” dhe “demokratët”që në heshtje, nën maskën e demokracisë, po asgjesojnë çdo shpresë për një të ardhme të ndritur.
Fatos Nano dhe Sali Berisha janë dy emra që shqiptarët i kanë provuar dhe përsëritur për 34 vjet me radhë. Dy figura që përfaqësuan si asnjë të tjetri grabitjen e sistemit, pazaret e fshehta, dhe ndarjen e popullit për interesa personale dhe klanore. Fatos Nano, njeriu që në emër të socializmit tentoi të ngrinte një kastë të re oligarkësh, ndërsa në të njëjtën kohë la mijëra shqiptarë në varfëri ekstreme. Sali Berisha, me arrogancën dhe premtimet boshe, që asnjëherë nuk mundi të ndalonte largimin masiv të shqiptarëve, emigracioni ekonomik më i madh në Europë.
Në këtë trilogji të shkatërrimit nuk mund të anashkalohet Ilir Meta, një tjetër “lojtar” që nga skena politike nuk u nda kurrë pa marrë copën e vet. Një politikan i famshëm për lojërat e pista, pazaret e errëta dhe tradhtitë e njëpasnjëshme ndaj interesave kombëtare. Meta qëndroi gjithmonë në krah të korrupsionit dhe degradimit institucional, duke mbajtur peng çdo shpresë për drejtësi dhe ndryshim.
Por ajo që po ndodh sot me Edi Ramën, është një nga kapitujt më të errët të historisë tonë politike. Rama, që në fillim u shfaq si rilindës i premtimeve dhe reformave, është kthyer në një tiran modern që synon të imitojë Enver Hoxhën – jo me revolucion, por me propagandë, shantazhe, dhe kontroll total mbi çdo segment të jetës shqiptare. Redi Minga e përshkruan mirë: Rama kërkon të bëhet “Enver Hoxha i shekullit 21”, duke ngritur një sistem ku opozita është e heshtur dhe qytetari thjesht një vegël për të ushtruar pushtetin.
Kjo Rilindje nuk është tjetër veçse një sistem kriminal ku korrupsioni është ligji, dhe drejtësia një farsë. Shqipëria është kthyer në një vend ku emigrantët janë miliona, ekonomia varfërohet dita-ditës, dhe institucionet janë thjesht marioneta të një pakice të privilegjuar. Ai që nuk mblidhet për të protestuar kundër kësaj përbindëshi politike, është bashkëfajtor në shkatërrimin e kombit.
Kosova dhe Shqipëria, dy shtete me të njëjtin gjak dhe kulturë, po masakrohen ekonomikisht dhe politikisht. Njëra varet nga Serbia për 75% të importeve, tjetra ka një milionë qytetarë që ikin çdo vit nëpër botë në kërkim të një shprese. Dhe ne? Ne mblidhemi vetëm kur luhet futboll, kur flamuri valëvitet, kur fitojmë një ndeshje, por jo kur na futet sa krahu Rilindja dhe këta “Enver Hoxha modernë”.
Po nëse nuk ngrihemi tani, nesër do të jemi vetëm një histori që u rrëzua nga harresa, një komb që nuk luftoi për vetveten.
Shqiptarë, nuk ka më kohë për heshtje dhe indiferencë. Nëse doni të jetoni në një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe të pasur, duhet të rrëzoni këtë kastë politike që po na shkatërron. Nuk ka asnjë rrugë tjetër.
34 vite terror politik, 34 vite shkatërrim kombëtar – ja ku jemi sot, por nesër mund të jemi më mirë, vetëm nëse zgjoheni, nëse mblidheni jo vetëm për ndeshje, por për luftë të vërtetë për Shqipërinë.
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.