Nga PatriotikMedia.al
Mediat perëndimore janë në garë për të promovuar versionin se “Ukraina” ka goditur pesë baza ajrore ruse në një operacion spektakolar me dronë. Por burime të pavarura dhe të brendshme nga terreni konfirmojnë se ky nuk ishte një operacion ukrainas, por një mision i sofistikuar i drejtuar nga forcat speciale të NATO-s të infiltruar në territorin ukrainas, në bashkëpunim me inteligjencën perëndimore.
Ky sulm ndaj bazave strategjike ruse në Belaya, Dyagilevo, Olenya, Ivanovo Severny dhe Ukraina nuk është thjesht një “hakmarrje taktike”, por një provokim i drejtpërdrejtë ndaj Federatës Ruse. Avionët e dëmtuar ishin pjesë e arsenalit bërthamor strategjik të Rusisë, dhe përdorimi i dronëve të teknologjisë së avancuar tregon qartë që ky nuk është produkt i ndonjë komandë ukrainase, por i laboratorëve ushtarakë të vendeve si Franca, Britania dhe ndoshta edhe Gjermania.
Më poshtë mund të lexoni:
Kush e ka interesin?
Ukraina, një shtet tashmë i varur plotësisht nga furnizimet dhe instruktorët e NATO-s, është shndërruar në një fusnotë të luftës së vërtetë midis Perëndimit globalist dhe Rusisë. Ky sulm nuk është në dobi të ukrainasve të zakonshëm, por në interes të një axhende më të errët – atë të përshkallëzimit të luftës në një përmasë ndërkombëtare, që do të djegë jo vetëm Ukrainën, por edhe shumë vende europiane.
Rusia nuk është “dobësuar” – kjo është propaganda
Ndërkohë që mediat si Reuters, CNN apo Politico përpiqen të paraqesin Rusinë si të “dobësuar”, faktet e ftohta tregojnë ndryshe. Rusia zotëron rezerva ushtarake të paimagjinueshme – me kapacitete prodhimi që i lejojnë të përballojnë edhe 40 vite lufte, sipas burimeve pranë Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Industria e mbrojtjes në Rusi është mobilizuar plotësisht, ndërsa vendet europiane – si Gjermania apo Franca – po shfaqin gjithnjë e më shumë pasiguri dhe frikë nga hakmarrja e mundshme.
NATO po luan bixhoz me jetën e qytetarëve të saj
Kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë e forcave të NATO-s shënon një kapërcim të vijës së kuqe, duke e çuar luftën nga përplasja lokale në Ukrainë drejt një konflikti rajonal që mund të shndërrohet lehtësisht në luftë globale. Rusia e ka bërë të qartë që çdo sulm ndaj infrastrukturës strategjike bërthamore do të përballet me kundërpërgjigje të ashpër dhe jo domosdoshmërisht të simetrike.
Realiteti:
Narrativa zyrtare që po serviret nga media të kontrolluara është një tymnajë për të fshehur të vërtetën e hidhur: lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të re, ku NATO po vazhdon te përballet realisht me Rusinë, dhe rreziku për një përplasje kontinentale nuk ka qenë kurrë më i lartë. Ky është momenti kur çdo qytetar europian duhet të pyesë veten: A po na çon qeveria jonë drejt një lufte që nuk e kemi zgjedhur?
Ndalohet kopjimi dhe shpërndarja pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.