Von der Leyen shpall “luftë kundër dezinformimit” – Censurë e re në emër të shëndetit publik …

Nga Redaksia:

Ursula von der Leyen ka njoftuar masa të reja kundër asaj që ajo e konsideron si «dezinformim» në fushën e shëndetësisë, të cilën e fajëson për rrezikimin e progresit botëror ndaj sëmundjeve si poliomieliti. Në fjalimin e saj vjetor mbi Gjendjen e Unionit, ajo paralajmëroi se «jemi në fillim, në mos në pragun e një krize të re shëndetësore globale» dhe deklaroi se Bashkimi Evropian do të nisë një Iniciativë për Reziliencën Globale të Shëndetit.

Von der Leyen, duke kujtuar formimin e saj si mjeke, shprehu shqetësimin për humbjen në rritje të besimit tek shkenca dhe institucionet shëndetësore, duke paralajmëruar se «përhapja e trillimeve dhe narrativave të rreme mund të minojë si sistemet shëndetësore evropiane, ashtu edhe politikat demokratike». Sipas saj, dezinformimi «kërcënon sigurinë dhe stabilitetin» e shoqërisë në tërësi.

Përtej fushës së shëndetësisë, presidentja e Komisionit ngriti tonin politik duke kërkuar një «moment të pavarësisë evropiane», përmes të cilit BE synon të forcojë sovranitetin e vet — duke e kufizuar atë të shteteve anëtare — në një kohë të mbushur me tensione ndërkombëtare, luftën në Ukrainë dhe presionet nga fuqitë rivale.

Në planin e sigurisë, Von der Leyen konfirmoi se Brukseli do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, duke nisur iniciativa si krijimi i një «aleance dronësh» me fonde prej miliarda eurosh, si dhe duke shqyrtuar mundësinë që pasuritë ruse të ngrira të përdoren për rindërtimin e vendit.

Me këtë fjalim, presidentja e Komisionit u përpoq ta paraqesë Bashkimin Evropian si një aktor që kombinon mbrojtjen e shëndetit publik me ruajtjen e interesave të veta strategjike dhe gjeopolitike. /La Gaceta

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *