Charlie Kirk, Zëri Konservatorëve Amerikanë, vritet në një atentat në Utah …

Nga Redaksia:

Një lajm tronditës ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Charlie Kirk (Çarli Kërk), 31 vjeçari konservator i njohur për luftën e tij kundër indoktrinimit komunist në universitetet amerikane, u vra dje nga një plumb në fyt gjatë një aktiviteti publik në Utah Valley University, ku ai po merrte pjesë në emër të organizatës së tij Turning Point USA.

Kirk, i cili u bë i njohur që në moshën 18-vjeçare, ia kushtoi gjithë jetën e tij publike debatit me brezin e ri (Gen Z) për të demaskuar dhe sfiduar ideologjinë e majtë “woke” që ka përfshirë universitetet amerikane dhe më gjerë.

Një nga format më të njohura të angazhimit të tij ishte aktiviteti i quajtur “Prove Me Wrong” (Provoje që e kam gabim), ku ai vendoste një tryezë në hapësirat publike të universiteteve dhe ftonte këdo që dëshironte të debatonte ballë për ballë. Me një buzëqeshje të qetë dhe vendosmëri të hekurt, Kirk shpërbënte një për një mitet e propagandës së majtë, si:

  • pretendimi se ekzistojnë më shumë se dy gjini,
  • narrativa se Perëndimi është një qytetërim shtypës,
  • ideja se të bardhët janë “sistematikisht të këqinj”,
  • iluzioni se socializmi është superior ndaj kapitalizmit,
  • teoria e pabarazisë gjinore në paga,
  • dhe akuzat për racizëm të “sistemuar” në shoqëritë perëndimore.

Vdekja e tij tragjike është pritur me trishtim të madh në radhët e konservatorëve amerikanë dhe jo vetëm. Shumë e shohin këtë atentat si shenjë dëshpërimi nga e majta, e cila prej kohësh e kishte sulmuar Kirk-un për fjalën e lirë dhe idetë e tij.

Analistët presin që kjo ngjarje të ketë jehonë të fortë politike, veçanërisht në prag të betejës elektorale në SHBA. Mbështetësit e Donald Trump besojnë se administrata e ardhshme republikane do ta përdorë këtë vrasje si simbol për të dhënë një goditje vendimtare kundër ideologjisë së majtë.

Ky atentat nuk ka ndikim vetëm për Amerikën – pasojat e saj priten të reflektohen edhe në vende si Shqipëria, ku betejat politike shpesh ushqehen dhe frymëzohen nga zhvillimet në Perëndim. /Reuters

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *