Eskluzive: Dumani në SHBA për çështjen e kartelave, që prekin sigurinë kombëtare …

Nga Redaksia:

Vizita e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA nuk është një udhëtim rutinë, as takime “protokollare” siç duan ta shesin disa media të kapura në Tiranë. Ajo që bie në sy është fakti se personi që e priti Dumanin në Washington ishte Brendan P. Hanrahan, një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit në Seksionin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, i cili ende nuk është i emëruar zyrtarisht në detyrë. Kjo tregon qartë se takimi nuk kishte karakter formal, por u zhvillua me urgjencë, në kushte të mbyllura, për çështje që prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Ndërkohë në Shqipëri, ekrane e portale janë mbushur me komente qesharake: kush flet për McGonigal, kush për heqjen e “non gratës” së Berishës, kush trillime të tjera për të zhvendosur vëmendjen. Por realiteti është krejt tjetër. Dumani ndodhet në orët e tij të fundit në krye të SPAK dhe është thirrur në SHBA për një çështje shumë më të rëndë: kartelat e drogës dhe rrjetet që po kërcënojnë interesat amerikane.

Mesazhi i Uashingtonit ishte i qartë – shkatërrimi i një skafi të ngarkuar me drogë nga amerikanët nuk ishte një shfaqje për kamerat, por një paralajmërim i drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë të përfshirë, përfshi edhe politikën shqiptare në nivelet më të larta. Dhe ky skaf, sipas burimeve të sigurisë, i përkiste pikërisht kartelit të Modures, një prej rrjeteve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar që kontrollon linjat nga Amerika Latine drejt Europës.

Roli i Ramës dhe “garancia politike” për kartelat

Edi Rama, si kryeministër, nuk mund të rrijë jashtë kësaj historie. Shqipëria është shndërruar në një nyje të rëndësishme tranziti për kokainën dhe heroinën drejt Europës, e kjo nuk ka ndodhur rastësisht. Pa mbrojtje politike, asnjë kartel nuk do të kishte luksin të përdorte Shqipërinë si bazë logjistike.

Aferat e njerëzve pranë Ramës – Në disa dosje ndërkombëtare përmenden biznesmenë dhe politikanë të lidhur ngushtë me qeverinë e tij.

Mosveprimi i qeverisë – Edhe pse SPAK ka goditur disa grupe, kurrë nuk është prekur “koka politike”. Kjo tregon se Rama ka qenë garantuesi politik i këtij sistemi.

Presioni amerikan – Përfshirja e FBI dhe DEA-s në Tiranë dhe thirrja e Dumanit në Washington tregon se objektivi i hetimit nuk janë vetëm “peshqit e vegjël”, por rrjeti i madh, ku përfundon fijja: politika shqiptare.

Pra, vizita e Dumanit nuk ishte për të folur për “dosje të vjetra” apo për të bërë foto protokollare. Ajo ishte një alarm i qartë nga SHBA për të shkundur sistemin shqiptar dhe për të vënë në shënjestër ata që deri më sot kanë qenë të paprekshëm. Në këtë listë, Edi Rama nuk mund të mungojë.

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *