ANALIZA: Përse u publikua videoja e Dumanit në Amerikë?

Nga Fatmir Merkoçi:

Në politikën fshatareske shqiptare mund të ndodhë gjithçka. Hilet e katundarit shpesh përdoren si armë, madje edhe kundër vetë Amerikës. Kështu ndodhi së fundmi me qarkullimin e një videoje familjare të prokurorit Dumani në SHBA, e cila u paraqit si aktuale, për të krijuar konfuzion.

Megjithatë, Departamenti i Shtetit publikoi në faqen zyrtare takimin e Dumanit, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedimeve. Kjo mjaftoi që portavoçet e regjimit të nxisnin spekulime dhe komente, duke u përpjekur të minimizonin rëndësinë e vizitës.

Klaunët e cirkut politiko-mediatik filluan të shtrojnë pyetje të tipit: “Pse nuk u takua me këtë apo me atë?”, duke përdorur çdo mjet për të sfumuar realitetin. Shkaku është i qartë: janë të trembur dhe duan me çdo kusht të zbulojnë se çfarë u tha dhe çfarë porosish u dhanë në këtë takim.

Porositë e ardhura nga SHBA janë të gjitha në frymën e strategjisë së Trump. Siç e kam thënë shpesh, Shqipëria është shndërruar në një çerdhe të Sorosit, ku politikanët tanë kanë qenë dhe mbeten zbatues besnikë të politikës së tij.

Mos harroni: Trump e ka shpallur Sorosin organizatë kriminale. Kjo do të thotë se edhe çerdhja sorosiane në Shqipëri tashmë është pjesë e kësaj lufte.

Sa për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e GJKKO-së, që disa i paraqesin si të “zgjedhurit e Amerikës”, mos e harroni një gjë: ju vetë i votuat. Ishit ju që me 140 vota pro, pra unanimisht, miratuat Kushtetutën e re. Ishit ju që ngritët në qiell reformën në drejtësi dhe futët Sorosin në Kushtetutë, duke i hequr popullit të drejtën e referendumit. Këtë çorbë që gatuat me bekimin e Sorosit, vetë do ta vuani.

Ndaj prisni me qetësi kthimin e Dumanit nga Amerika. Ai nuk ka shkuar si individ, por si përfaqësues i institucionit. Dhe sot, DASH komandohet nga administrata e Trump-it, zyrtarët e së cilës janë emëruar prej tij.

Por ju jeni mësuar të godisni Amerikën, të caktoni vetë kush është “i mirë” e kush “i keq”. Harroni se çdo deklaratë e juaja është e regjistruar në arkivat amerikane. Ndaj mos e lëpini atë që dikur e keni pështyrë.

Sot, Soros është drejt greminës. Kush nuk i ka shërbyer dhe nuk ka marrë para nga ai, nuk ka pse të trembet. Amerika nuk ka betejë me popullin shqiptar, por me sistemin e korruptuar, me pastrimin e parave, me drogën dhe me Sorosin. Lufta përfshin edhe konfiskimin e pasurive, kudo ku ndodhen, në çdo vend dhe çdo bankë.

Pa e kuptuar, ju vetë i keni ndihmuar amerikanët. Ia keni nxjerrë njëri-tjetrit të palarat: kush është spiun e kujt, cilat janë lidhjet me krimin, deri tek pasuritë e paligjshme dhe trafiku i drogës.

Siç thotë populli: “Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e pshurr tek dera e xhamisë.”

Kujdes, spiunë!

Ky material është pronë e Patriotikmedia.al dhe është i mbrojtur nga ligjet për të drejtën e autorit. Ndalohet riprodhimi, apo publikimi i plotë apo i pjesshëm i këtij materiali pa lejen e shkruar paraprakisht nga redaksia. Shkelësit do të përballen me pasojat ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *