19 Jun 2025, Thu

“Ndryshimet klimatike”: Klubi Globalist i Romës po përgatit një plan për të kontrolluar ushqimin, udhëtimet dhe pronën …

Klubi i Romës dhe Instituti Hot or Cool nisin “Grupin e punës për materialet dhe konsumin”, i cili do të ofrojë rekomandime politike që, kur të zbatohen, do të kufizojnë aftësinë e njerëzve për të vendosur se si të jetojnë, çfarë të hanë dhe si ta organizojnë jetën e tyre – gjithçka në emër të qëndrueshmërisë dhe sistemit ekonomik global.

Grupi i punës, i nisur më 23 maj, do të fillojë të hartojë udhëzime që do të shërbejnë si burim themelor për udhëheqësit politikë, kompanitë dhe shoqërinë civile, duke ofruar një analizë të thelluar mbi materialet dhe konsumin, si dhe duke propozuar zgjidhje praktike për një të ardhme me më shumë siguri në aspektin e burimeve, sipas deklaratës për shtyp të Klub-it të Romës.

Grupi i punës e njeh që materialet dhe konsumi janë në bazë të shumë krizave të ndërlidhura. Nga kërkesa në rritje për minerale kritike, te ndikimi i zinxhirëve të furnizimit në ndryshimet klimatike dhe pabarazitë sociale, këto probleme thelbësore duhet të adresohen përpara se të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme dhe rezistente.

Ja cfare deklaron Lewis Akenji i takse forces për materialet dhe konsumin

Grupi i Punës për Materialet dhe Konsumin synon të ndryshojë narrativën rreth përdorimit të burimeve natyrore duke nxitur politika të bazuara në shkencë, bashkëpunim ndërinstitucional dhe qeverisje të fortë për një ekonomi të qëndrueshme. Frymëzimi vjen nga tre raporte ndërkombëtare të cilat theksojnë kalimin drejt një ekonomie rrethore, ku:

Prona zëvendësohet me shërbime (nuk zotëron asgjë, por gjithçka merret me qira),

Promovohet dietë me bazë bimore në vend të mishit,

Reduktohet përdorimi i makinave private në favor të qyteteve “15-minutëshe”.

Raportet sugjerojnë racionimin e karbonit, ndalimin e konsumit të tepërt dhe penalizimin e produkteve me jetëgjatësi të shkurtër për të reduktuar ndotjen. Kjo vizion e ardhshme synon një shoqëri ku prona personale kufizohet, gjithçka riciklohet, përdoret për më gjatë dhe ndahen burimet.

Instituti Hot or Cool e cilëson mishin si një “vrasës për njerëzit dhe planetin”. Sipas raportit të tyre, dietat e qëndrueshme me më pak konsum mishi janë më të shëndetshme, ulin rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet, si dhe lidhen me jetë më të gjatë dhe më pak vdekje të parakohshme.

Raporti bën thirrje për eliminimin e zakoneve me ndikim të lartë në mjedis, si: avionët privatë, jahtet luksoze, konsumin e tepërt të mishit dhe udhëtimet e shpeshta të nxitura nga programet e besnikërisë.

Në thelb, mesazhi është se njerëzit duhet të ndryshojnë mënyrën si hanë, jetojnë dhe udhëtojnë, duke kufizuar dëshirat personale në emër të mbrojtjes së planetit.

Raportet e përmendura nga Grupi i Punës i Club of Rome promovojnë një të ardhme ku nuk zotëron asgjë, ushqehesh me dieta të kontrolluara, udhëton pak dhe qëndron brenda një “qyteti 15-minutësh”.

Automjetet private, udhëtimet me avion dhe konsumi i tepërt konsiderohen si rreziqe për planetin dhe duhen zëvendësuar me transport publik, biçikleta dhe shërbime të përbashkëta. Ideja është që mobiliteti dhe ushqimi të jenë shërbime të kufizuara, jo zgjedhje personale.

Raportet e përmendura nga Grupi i Punës për Materialet dhe Konsumin — i krijuar nga Club of Rome dhe Hot or Cool Institute — sugjerojnë kontroll të plotë mbi mënyrën e jetesës, përmes një ekonomie rrethore ku nuk zotëron asgjë.

Ushqimi, energjia, transporti dhe udhëtimet do të kufizohen në emër të qëndrueshmërisë, duke eliminuar udhëtimet me avion, makinat private dhe madje edhe konsumimin e mishit. Qëllimi është të integrohen burimet natyrore në modelin ekonomik global, por realisht rrezikon të kthehet në mikromenaxhim të jetës personale, në përputhje me agjendën e “Rivendosjes së Madhe”.

Ky lajm u përkthye nga PatriotikMedia.al dhe është marrë nga portali Life Site News. Kopjimi i këtij materiali pa leje, abuzuesit dënohen sipas ligjit për të drejtat e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *