Nga Redaksia:
Shqipëria sot nuk ka politikë, ka vetëm pazare. Nga njëra anë, pushteti i quajtur me ironi “Rilindje” është shndërruar në një makineri grabitjeje të pasurisë publike. Nga tenderat sekretë e deri te koncesionet që zhvatin çdo qindarkë nga taksat e qytetarëve, gjithçka funksionon vetëm mbi një logjikë: para për oligarkët, borxhe për popullin. Kjo nuk është më politikë, kjo është sëmundje e rëndë, e pashërueshme – sëmundja e parasë.
Por në krahun tjetër, a ka opozitë? Fatkeqësisht jo. Ajo që quhet opozitë është e lodhur, e ndarë dhe e verbuar. Një opozitë që nuk sheh dot më hallet e qytetarëve, por merret me pazare për karrige, me llogari personale dhe me betejat e brendshme. Një opozitë që sillet si pacient me diabet politik, i cili i ka verbuar sytë nga e vërteta, duke mos e dalluar më se kush është armiku i vërtetë: korrupsioni dhe tradhtia ndaj interesit kombëtar.
Kështu Shqipëria ndodhet në një udhëkryq tragjik: pushteti është i sëmurë nga etja e pafund për para, ndërsa opozita është e sëmurë nga verbëria. Dy gjysma të së njëjtës tragjedi që e lanë popullin pa përfaqësim, pa shpresë dhe pa zë.
Ky realitet nuk është demokraci, por një teatër i sëmurë politik ku qytetarët paguajnë biletën çdo ditë me taksat e tyre, ndërsa aktorët ndajnë fitimet pas kuintave.
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.