9 Aug 2025, Sat

Donald Trump tërheq SHBA-në nga UNESCO – Refuzon Agjendat Globaliste …

Nga Redaksia:

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sërish largimin e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO – Agjencia Kulturore e Kombeve të Bashkuara – duke e akuzuar për “anësi të qartë kundër Amerikës dhe Izraelit” dhe për përkrahje të kauzave ideologjike që janë larg interesave kombëtare dhe vlerave të popullit amerikan.

“Ky President gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën dhe do të sigurohet që pjesëmarrja jonë në organizatat ndërkombëtare të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly.

Vendimi e kthen në skenë një qëndrim të hershëm të Trumpit nga viti 2017, por edhe një precedent i vendosur nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1983. Në të dyja rastet, kritikat kanë qenë të njëjta: politizim ekstrem, armiqësi ndaj vlerave demokratike dhe rritje buxhetore pa kontroll.

Kritikë ndaj ideologjizimit kulturor

Administrata Trump ka shprehur shqetësim për mbështetjen e UNESCO-s ndaj nismave me përmbajtje të theksuar progresiste dhe përçarëse, që shkojnë përtej mandatit fillestar të bashkëpunimit kulturor dhe shkencor.

Ndër iniciativat e kontestuara janë:

“Anti-Racism Toolkit 2023”, që kërkonte politika të “drejtësisë sociale” dhe promovonte aktivizmin antiracist në mënyrë konkurruese midis shteteve.

Programi “Transforming MEN’talities” i vitit 2024, që synonte të ndryshonte mënyrën se si burrat mendojnë për çështjet gjinore dhe të “çrrënjosë normat kulturore të dëmshme”.

Përdorimi i video-lojërave për të ndikuar në stereotipet gjinore dhe për të “promovuar sjellje antidisriminuese”, siç deklaroi zëvendësdrejtoresha për shkencat sociale, Gabriela Ramos.

Për administratën Trump, këto programe janë një abuzim i rolit të UNESCO-s dhe largohen nga objektivat themelore të bashkëpunimit kulturor, duke u kthyer në mjete propagandistike ideologjike.

Akuza për antisemitizëm dhe anësi kundër Izraelit

Një nga pikat më të forta të vendimit është qëndrimi sistematik i UNESCO-s kundër Izraelit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, organizata ka miratuar rezoluta që mohojnë lidhjen historike të hebrenjve me vendet e tyre të shenjta, si Jerusalemi dhe Hebroni, duke i quajtur këto vende “trashëgimi palestineze”.

Gjithashtu, UNESCO shpesh i referohet Palestinës si “territor i pushtuar” dhe kritikon veprimet e Izraelit në Gaza, pa përmendur kontrollin autoritar të Hamasit, një organizatë e shpallur terroriste nga shumë shtete perëndimore.

Roli i Kinës dhe ndikimi komunist

Trump paralajmëron edhe për rritjen e ndikimit të Kinës komuniste brenda UNESCO-s. Pekini është kontribuesi i dytë më i madh financiar në organizatë dhe ka poste kyçe drejtuese, përfshirë zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, Xing Qu.

Sipas administratës Trump, Partia Komuniste Kineze po përdor këtë ndikim për të manipuluar narrativat historike, veçanërisht për minoritetin ujgur, i cili po shtypet brutalish nga regjimi kinez – ndërsa UNESCO, sipas kritikëve, e injoron këtë realitet.

E kaluara dhe qëndrimi i Biden

Marrëdhënia e SHBA me UNESCO-n ka qenë gjithmonë problematike. Në vitin 2011, presidenti Obama ndërpreu financimin pas pranimit të Palestinës si anëtare me të drejta të plota. Por në vitin 2023, Joe Biden vendosi rikthimin e Amerikës në organizatë, me qëllimin për të ndaluar ndikimin e Kinës “nga brenda”, duke premtuar edhe shlyerjen e mbi 600 milionë dollarëve të borxheve.

Kjo u kritikua ashpër nga zëra konservatorë që e panë këtë si financim i një strukture të errët dhe ideologjike.

“AMERICA FIRST” DHE LARGIMI NGA ORGANIZMAT GLOBALISTE

Vendimi i Presidentit Trump për tërheqjen sërish nga UNESCO tregon qartë qëllimin për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe për të refuzuar organizata ndërkombëtare që, sipas tij, janë të manipuluara nga ideologji radikale, ndikime të huaja dhe narrativa kundër vlerave perëndimore.

A do ta ndjekin edhe vende të tjera shembullin e Amerikës?

A do të zgjohet Perëndimi përballë organizatave që veprojnë më shumë si strukturë propagande se sa si platformë bashkëpunimi?

Koha do ta tregojë. Por një gjë është e sigurt: Trump e ktheu sërish mesazhin e qartë: Amerika nuk përkulet!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *