Nga Andrea Bregu – aktivist i lirë, i panënshtruar dhe zë i së vërtetës shqiptare
Andrea Bregu është një aktivist i ri në moshë, por me një guxim dhe vizion që nuk rri pa e kritikuar dhe denoncuar politikën e Rilindjes Sorosianee. Për shkak të qëndrimeve të tij të drejtpërdrejta kundër projekteve antikombëtare dhe rolit destruktiv të sektarizmit të sponsorizuar nga qeveria aktuale, ai është përballur me përndjekje policore dhe presion politik.
Falë mbështetjes së portalit tonë PatriotikMedia.com, pjesë e rrjetit tonë të së vërtetës, që do rihapet në Gusht 2025, përpjekjet e Prokurorisë së Rilindjes për ta ndëshkuar këtë zë të lirë dështuan. Sot publikojmë një analizë të fortë nga Andrea Bregu, ku denoncohet rreziku strategjik që i kanoset Shqipërisë nga projekti i ashtuquajtur “Shteti Bektashi”, dhe rëndësia e rolit turk në ruajtjen e integritetit territorial të Kombit Shqiptar.
Postimi i plotë:
E kam thënë prej të paktën dy vitesh: interesat e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan janë që Shqipëria dhe Kombi Shqiptar të mos copëtohet nga planet Anti-Shqiptare. Shqipëria nuk është një copë letër që mund të shqyhet sipas dëshirës së projekteve të huaja antikombëtare dhe ne shqiptarët duhet të ndryshojmë qëndrimin ndaj Erdogan-it, jo për simpati, por për interesa të drejtpërdrejta gjeopolitike.
Projekti i rrezikshëm i të ashtuquajturit “Shtet Bektashi”, i mbështetur në mënyrë të heshtur nga disa struktura të sponsorizuara nga qarqe të jashtme, përbën jo vetëm një deformim të realitetit historik dhe kulturor shqiptar, por është parathënia e një skenari të ndarjes së Shqipërisë. Ky projekt mund të përdoret më pas nga qarqet shoviniste greke si precedent për të legjitimuar pretendimet territoriale në Jug përmes tezës së “Vorio Epirit”.
Turqia, si aktor i rëndësishëm rajonal dhe partner strategjik në shumë aspekte, nuk do të lejojë një zhvillim të tillë, sepse kjo do të përbënte një ndryshim të ekuilibrave gjeopolitikë në rajon, me pasoja të thella edhe për interesat e saj.
Në këtë kontekst, heshtja e qëllimshme e Qeverisë Rama dhe bashkëpunimi i saj me projekte që në thelb minojnë unitetin kombëtar shqiptar, është jo thjesht tradhti politike, por akt i rëndë kriminal ndaj Kombit.
Plani ogurzi i Ramës, në finalen e tij, ka për qëllim zhbërjen përfundimtare të Shqipërisë edhe si hapësirë territoriale.
KJO NUK MUND TË LEJOHET NGA ASKUSH!
Është detyrë e çdo shqiptari patriot të ngrejë zërin, të informojë opinionin publik dhe të mos lejojë që historia të përsëritet me ndarje, shkëputje e zhdukje kombëtare. PatriotikMedia.al është dhe do të jetë gjithmonë në ballë të kësaj lufte për të vërtetën dhe për mbrojtjen e Kombit!
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.