Nga Avokati Altin Goxhaj:
Avokati Altin Goxhaj, një nga zërat më kritikë dhe më të paanshëm në hapësirën shqiptare, ka denoncuar me tone të ashpra sjelljen politike të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në një analizë të shkurtër, por të fuqishme, Goxhaj shtron pyetjen thelbësore: Sa patriot është në të vërtetë Albin Kurti? Duke e cilësuar si një lider që po mban peng institucionet dhe të ardhmen e vendit, Goxhaj i referohet jo vetëm bllokadës së Parlamentit, por edhe lidhjeve të dyshimta me Sorosin dhe mbështetjen për administratën Biden-Harris.
Më poshtë po publikojmë analizën e plotë të Avokatit Goxhaj:
SA PATRIOT ËSHTË ALBINI DHE KUSH E PËRCAKTON FUQINË E TIJ!
SHBA që përcakton Luftën apo Paqen, fuqinë apo pafuqinë, mbështetjen apo braktisjen, nuk preferon një Albin Kryeministër për 1000 arsye – një prej të cilave ishte dhe angazhimi personal i Albinit në mbështetje të Kamala Harris (madje shkoi edhe në Konventën kundër Trump në SHBA)!
Albini nuk ka vota për qeverisje dhe në mënyrë të pandershme po bllokon Kosovën të ketë një qeveri koalicioni me mandate qeverisëse duke refuzuar ç’bllokimin e Parlamentit (40 herë që çon të njëjtën kandidaturë që refuzohet nga deputetët duke shfrytëzuar një vrimë në Kushtetutë që nuk përcakton qartë rregullat e lojës).
Në këtë periudhë kohore Kosova është në diskutimin e një marrëveshjeje me Serbinë e udhëhequr nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë që Serbia ka humbur aleatin kryesor: Vladimir Putinin – me justifikimin e pabesisë dhe tradhëtisë së skandalit të trafikimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe drejt Ukrainës për “të vrarë djemtë e familjeve ruse”.
Të majtët kanë gjithmonë hall me ardh në pushtet (në bazë të rregullave dhe standardeve demokratike që i krijojnë partitë e tjera) por pastaj nuk shkulen pa e shqy dhe shkelmu shtetin në emër të pushtetit!
Ky është Albin Kurti, patrioti që për egon e vet apo urdhëra nga Beogradi apo Sorosi – apo të dyja bashkë – refuzon ta lejojë Kosovën të ecë në rrugën e saj me një qeveri të shumicës!
Patriotë janë ata që sakrifikojnë për të mirën e vatanit! Patriot ishte Haradinaj që e lëshoi 2 herë karrigen e Kryeministrit për t’u paraqitur dhe burgosur në Hagë! Por Albini është lloji i komunistit që e mban me dhëmbë karrigen dhe nuk e lëshon pa ja thy dhëmbët!!!
Ndërkohë raca më e qelbur që ka parë tranzicioni shqiptar janë patronazhistat online të Kurtit që kanë fjalorin më të ndyrë sharës që mund të imagjinohej në ndonjë gjuhë të botës… Dhe kjo vërtetohet edhe nga sondazhi i fundit…
Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.