9 Aug 2025, Sat

E vërteta që nuk thuhet: A mundet një President i SHBA-ve të ndalojë vrasjen e fëmijëve në Gaza?

Nga Redaksia

Avokati Altin Goxhaj njihet për analizat e thella, shpesh të pakompromis dhe jashtë narrativave zyrtare të mediave të kapura nga interesat globaliste. Me një përvojë të gjatë si aktivist, jurist dhe kritik i sistemit ndërkombëtar të kontrollit financiar e politik, Goxhaj vazhdon të sfidojë kontradiktat që propagandohen në publik. Në një koment të fundit, ai hedh dritë mbi një dilemë që shumë njerëz nuk guxojnë ta shtrojnë: A mund ta ndalojë Trump genocidin në Gaza, kur i njëjti establishment që kryen genocidin kontrollon edhe SHBA-në?

Lexoni postimin e plotë të Avokatit Altin Goxhaj:

“Po të dojë Trump e ndalon genocidin në Gaza” – e thotë i njëjti person që më parë shkruan se “Izraeli kontrollon SHBA”.

Tani, o njëra o tjetra!

Nëse Izraeli është aq i fortë sa kontrollon SHBA-në (nëpërmjet Lobit Hebre, dhe për këtë jam dakord), si mundet që Presidenti i një vendi të kontrolluar në Kongres dhe Senat nga lobi i AIPAC, paska fuqi të ndalojë genocidin në Gaza?!

Si? Me forcë? Kundër do kishte si Kongresin dhe Senatin dhe i duhen votat edhe për MAGAn!
Me presion? E njëjta gjë!
Me diplomaci? Atë po përpiqet të bëjë, e nisi më 20 Janar dhe dështoi!

Goditja e fundit në Iran dhe ndalimi i përshkallëzimit të konfliktit drejt Projektit 35-vjeçar të Luftës së 7-të, duke imponuar paqe, është pjesë e lojës diplomatike të kombinimit të shkopit dhe karrotës për të përfunduar me sukses atë që u përpoq të arrinte në 20 Janar!

Sot, Izraeli e ka të vështirë të refuzojë Presidentin që goditi instalimet bërthamore iraniane me armë që Izraeli nuk i disponon dhe ndaloi hakmarrjen iraniane në qytetet e Izraelit me raketa balistike!

Trump ka fituar betejën e autoritetit, por sa do ndikojë kjo në ndalimin e genocidit ndaj fëmijëve palestinezë – këtë do ta shohim.

Unë mendoj se Trump aspiron për Çmim Nobel, dhe rruga drejt tij kalon nga Gaza!

Për më shumë analiza të guximshme dhe jashtë kornizës së propagandës, ndiqni PatriotikMedia.al
Mos harro të ndash këtë postim në mbrojtje të së vërtetës!

Ndalohet kopjimi pa lejen e portalit PatriotikMedia.al. Ky material është i mbrojtur sipas ligjit nr. 35/2016 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *