VIDEO: A po kërkon Rama të krijojë një përplasje me Serbinë për të nxitur destabilitet në Shqipëri?

Nga Redaksia – Shqipëria po kalon një nga momentet më të tensionuara politikisht të viteve të fundit. Protestat kundër establishmentit politik 35-vjeçar kanë sjellë një pakënaqësi që nuk kufizohet më vetëm te qeveria, por prek të gjithë klasën politike.

Në kulmin e reagimit kombëtar kundër qeverisë anti-shqiptare Rilindja në disa media dhe portale nisi një debat i papritur për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, e cila riktheu tensione politike dhe nxiti reagime të forta në opinionin publik. Pas publikimit të lajmit, përfaqësues të “Opozitës” e kundërshtuan ashpër këtë zhvillim, duke e konsideruar të papranueshëm. Edhe disa figura të njohura të Partisë Demokratike, e interpretuan këtë si një lëvizje të gabuar të qeverisë.

Në mes të kësaj klime për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, nuk zgjati shumë ditë, media serbe publikoi një reportazh, ku u paraqitën interpretime historike sipas të cilave Shkodra përshkruhej si një qendër historike serbe. Këto pretendime kanë shkaktuar reagime të shumta në Shqipëri, pasi bien ndesh me interpretimet e shumë historianëve shqiptarë dhe janë parë nga shumë qytetarë si provokuese.

Ky material përmban pretendime fake mbi historinë e Shkodrës dhe të Kalasë së Rozafës që kundërshtohet nga shumë historianë shqiptarë dhe është parë nga kritikët si pjesë e një narrative historike të rrezikshme.

https://rumble.com/shorts/v7dkkxi

Në këtë situatë lind një pyetje politike që po diskutohet gjithnjë e më shumë:

A është e gjitha kjo vetëm një rastësi, apo kemi të bëjmë me një zhvillim që mund të përdoret për të rritur tensionet në vend?

Nëse klima e krijuar rreth kësaj çështjeje mund t’i shërbejë politikisht qeverisë dhe opozitës tradicionale në një moment kur protesta të ndryshme kanë shprehur pakënaqësi ndaj establishmentit politik 35-vjeçar në Shqipëri.

Këtu lind pyetja që shumë qytetarë po shtrojnë:

A po përdoret kjo çështje për të krijuar një klimë tensioni me Serbinë, në mënyrë që vëmendja e shqiptarëve të largohet nga protestat dhe kriza e brendshme politike?

Ky është një opinion dhe një pyetje politike që kërkon debat publik. Ka nga ata që mendojnë se, kur qytetarët bashkohen kundër establishmentit, polarizimi mbi çështje kombëtare mund të shërbejë për ta zhvendosur fokusin nga pakënaqësia ndaj politikës së brendshme.

Nëse kjo tezë ka bazë apo jo, mbetet për t’u vlerësuar nga zhvillimet dhe faktet. Megjithatë, është e drejtë e qytetarëve të shtrojnë pyetje dhe të kërkojnë shpjegime për vendime që ndikojnë në marrëdhëniet me Serbinë dhe në klimën politike në vend.

Shqiptarët meritojnë debat të hapur, transparencë dhe përgjigje për çdo vendim që prek interesin kombëtar.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top