Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj rrjeteve që ai i lidh me fondacionet e George Soros dhe për denoncimet e vazhdueshme mbi zhvillimet politike në Shqipëri, ka publikuar një reagim të fortë në rrjetet sociale.
Në statusin e tij në Facebook, ai ngre pikëpyetje mbi atë që e konsideron një standard të dyfishtë të disa figurave publike të së majtës shqiptare, duke pretenduar se ato reagojnë për ngjarje ndërkombëtare, por heshtin kur bëhet fjalë për çështje që, sipas avokatit Goxhaj, prekin interesat kombëtare shqiptare.
Në reagimin e tij, Goxhaj shkruan:
Që ta kuptoni si funksionon Soros:
Arlind Qori dhe Redi Muçi reagojnë fort për uzurpimin e territorit të Palestinës nga izraelitët, por asnjëherë për uzurpimin e territorit shqiptar nga izraelitët. Dhe kur i pyet pse nuk flasin, ata të përgjigjen se nuk merren me teori konspirative për axhenda shpopullimi dhe zëvendësimi dhe nuk janë antisemitë.
P.S. Këtu nuk po flas për Gonen e Mundësisë dhe as për Tikun e Soros, se ata janë me flamurin e Izraelit dhe të ftuar të rregullt të Ambasadës së Izraelit në Tiranë!”
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

