Tiranë – Eksperti i IT-së, Gentian Progni, ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nga një person civil gjatë zhvillimit të ditës së 58-të të protestës qytetare. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur pranë ambienteve të Komisariatit nr. 1, ku ishte zhvendosur protesta.
Në një komunikim për mediat, Progni tha se personi që e ka kërcënuar mbante një thikë dhe se pretendohet të jetë efektiv policie, megjithëse ishte i veshur civil. Ai theksoi se e gjithë ngjarja është e dokumentuar dhe se do të ndjekë rrugët ligjore.
“Jam kërcënuar me jetë nga një civil. Ngjarjen e kam të dokumentuar dhe do të bëj kallëzim penal për këtë rast,” u shpreh Progni.
Deklarata e tij ka ngjallur reagime mes protestuesve, ndërsa pritet që autoritetet të verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe pretendimet e ngritura.
Zbulohet personi që kërcënojë ekspertin e IT-së Gent Progni
Ky është Edison Duda efektivi i policisë që tentoi të godiste me thikë Gent Progni. Sipas burimeve Progni i është drejtuar AMP për të bërë kallëzim për kanosje!

PatriotikMedia.al do të ndjekë zhvillimet e këtij rasti dhe do të informojë lexuesit sapo të ketë një reagim zyrtar nga institucionet kompetente.

