Nga Vlora Hyseni te “zhdukja” në New York: Ku është Edi Rama? Kronologjia e një vizite që po shoqërohet me shumë pikëpyetje …

Nga Redaksia – Rasti i Vlora Hysenit nxori në pah një detaj që vështirë se mund të kalojë pa u vënë re: ndërsa në Tiranë shpërthente një prej krizave më të forta të ditëve të fundit rreth drejtimit të SHISH, Edi Rama ndodhej në New York.

Më 22 shtator, pas vendimit të GJKKO-së për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të drejtoreshës së SHISH, Rama reagoi nga New York-u dhe njoftoi shkarkimin e menjëhershëm të Hysenit. Vetë Kryeministri tha se ndodhej në Shtetet e Bashkuara për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Por pikërisht këtu nis një tjetër histori.

Ku është Edi Rama dhe çfarë po bën në New York?

Jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë mister gjeografik. Dihet se është në SHBA. Ajo që nuk është bërë shumë e dukshme për publikun shqiptar është axhenda e tij publike në New York, në një javë kur qyteti është mbushur me liderë botërorë dhe takime diplomatike.

Dhe për ta kuptuar këtë, le të ndjekim kronologjinë.

21 shtator – kriza e SHISH shpërthen

Më 21 shtator, GJKKO, pas kërkesës së SPAK, caktoi ndaj drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.

Sipas njoftimeve për çështjen, Hyseni është nën hetim në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, përfshirë dyshimet për përkrahje të autorit të një vepre penale dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete. Në atë moment ajo ndodhej në Baku, Azerbajxhan.

Një zhvillim i jashtëzakonshëm për një vend që ka në krye të shërbimit inteligjent një person të emëruar në atë detyrë nga mazhoranca qeverisëse.

22 shtator – Rama flet nga New York-u

Të nesërmen, Rama reagon nga New York-u.

Ai njofton shkarkimin e menjëhershëm të Hysenit dhe deklaron se pret që dyshimet e ngritura nga SPAK të hetohen dhe të sqarohen përmes procesit gjyqësor.

Në të njëjtën deklaratë, Rama thotë se pas kthimit në Tiranë, në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjidhet drejtuesi i ri i SHISH.

Pra, më 22 shtator kemi një konfirmim zyrtar:

Edi Rama është në New York.

Por nga këtu lind pyetja tjetër.

Çfarë po bën Rama në New York?

Sepse nuk ndodhet në një qytet çfarëdo.

Ndodhet në New York gjatë High-Level Week të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila zhvillohet nga 22 deri më 29 shtator.

Më 22 shtator ka nisur debati i përgjithshëm i Asamblesë, ku marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish dhe ku zhvillohen njëkohësisht dhjetëra takime të nivelit të lartë.

Në këtë skenë ndërkombëtare ndodhen liderë nga e gjithë bota.

Takime.

Foto.

Deklarata.

Konferenca.

Biseda dypalëshe.

Dhe axhenda diplomatike publikohet pothuajse në kohë reale.

23 shtator – ndërsa New York-u zien, Rama mbetet pak i dukshëm

Më 23 shtator, OKB-ja zhvillon një tjetër takim të nivelit të lartë.

Liderë të ndryshëm publikojnë aktivitetet e tyre dhe takimet dypalëshe.

Ndërkohë, për publikun shqiptar nuk ka të njëjtën sasi informacioni mbi lëvizjet e Kryeministrit.

Dhe kjo është ajo që po krijon përshtypjen e një “zhdukjeje”.

Jo sepse Rama është zhdukur fizikisht.

Por sepse komunikimi publik për aktivitetin e tij në New York është shumë më i kufizuar nga sa jemi mësuar të shohim prej tij.

24 shtator – pyetja bëhet edhe më interesante

Sot, më 24 shtator, java e nivelit të lartë të OKB-së vazhdon.

Në faqen zyrtare të OKB-së janë të publikuara aktivitetet e ditës, ndërsa liderët botërorë vazhdojnë takimet e tyre në New York.

Por pyetja që shtrohet nga publiku shqiptar mbetet:

Ku janë takimet e Edi Ramës?

Ku janë fotografitë?

Ku janë komunikatat?

Me kë është takuar?

Çfarë marrëveshjesh ka diskutuar?

Cilat janë takimet dypalëshe të delegacionit shqiptar?

Dhe mbi të gjitha, çfarë po prodhon diplomatikisht kjo vizitë?

Nga Vlora Hyseni te axhenda e Kryeministrit

Ironia e gjithë kësaj situate është se zhvillimi më i madh që lidhet drejtpërdrejt me Kryeministrin gjatë kësaj vizite nuk erdhi nga ndonjë takim në OKB.

Erdhi nga Shqipëria.

Ishte çështja Vlora Hyseni.

Dhe Rama u detyrua të reagonte nga New York-u.

Ndërkohë, aktiviteti i tij diplomatik në qytetin ku janë mbledhur liderët e botës mbetet shumë më pak i ekspozuar në publik.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur takime.

Do të thotë se publiku shqiptar nuk ka parë deri tani të njëjtin volum informacioni që zakonisht shoqëron një vizitë të Kryeministrit në një event të tillë ndërkombëtar.

Dhe këtu pyetja është krejt legjitime:

Çfarë po bën Edi Rama në New York?

Ndërkohë, Kurti…

Përballë kësaj heshtjeje relative, aktiviteti i liderëve të tjerë të rajonit është shumë më i ekspozuar publikisht.

Albin Kurti po dokumenton njëri pas tjetrit takimet e tij në New York.

Dhe kjo e bën kontrastin edhe më të dukshëm.

Sepse në javën e OKB-së, takimet ndërkombëtare janë edhe politikë, edhe diplomaci, edhe komunikim publik.

Një fotografi me një lider.

Një takim dypalësh.

Një marrëveshje.

Një deklaratë.

Një konferencë.

Të gjitha këto janë pjesë e bilancit politik të një vizite të tillë.

Dhe tani pyetja e fundit…

Edi Rama është në New York.

Këtë e dimë.

Është atje për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Edhe këtë e dimë.

Por ajo që ende nuk është shfaqur me të njëjtën qartësi është bilanci publik i kësaj vizite.

Dhe ndërsa në Tiranë shpërtheu çështja e drejtueses së SHISH, ndërsa SPAK dhe GJKKO kanë tronditur institucionin më të rëndësishëm të inteligjencës së vendit, shqiptarët në New York kanë një pyetje shumë më të thjeshtë:

O njeri, ku je?

Se mos këtë herë nuk është problemi vetëm se çfarë ndodhi me Vlora Hysenin…

Por edhe se çfarë po ndodh në New York, larg kamerave shqiptare?

Dhe për Alex-in mos u mërzitëm fare.

Se ndoshta edhe ai po pret ndonjë foto nga New York-u.

Sidomos pas atij premtimit të Dhërmiut të kësaj vere…

© Copyright of PatriotikMedia.al

Back To Top