Altin Goxhaj ngre pikëpyetje të forta për Ron Yeffet dhe lidhjet e familjes së tij me strukturat e sigurisë së Izraelit
Nga Redaksia – Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një reagim të fortë, ku ngre një seri pikëpyetjesh mbi figurën e Ron Yeffet, prejardhjen e tij dhe procesin përmes të cilit ai ka marrë shtetësinë shqiptare.
Në postimin e tij, Goxhaj fokusohet veçanërisht te figura e Isaac Yeffet, babait të Ron Yeffet, duke iu referuar burimeve amerikane që e kanë përshkruar atë si ish-drejtues të lartë të sigurisë dhe inteligjencës izraelite, si dhe në funksione të rëndësishme në El Al dhe Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Avokati ngre gjithashtu pyetje mbi zbatimin e legjislacionit shqiptar për dhënien e shtetësisë dhe nëse, gjatë procedurave përkatëse, janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.
Më poshtë postimi i plotë të Altin Goxhajt:
RON JEFFET, DJALI I NJË PREJ KOKAVE TË MOSAD?!
JO KOLONIZIMIT IZRAELIT TË SHQIPËRISË!!!
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, VDEKJE TRADHËTARËVE!
Mashtrimi i madh me Ron Jeffet: u paraqit si djali i një vreshtari, por është djali i një prej kokave të MOSAD: Isaac Yeffet (që kur vdiq, Rama i shkoi familjarisht në varrim)! Po vetë Ron???
Dhe për këtë arsye pyetja është: a u shkel pika 6 e Nenit 9 të ligjit nr. 8389/1998, që vendoste si kusht të natyralizimit që dhënia e shtetësisë “të mos cenojë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë”?
Edhe më e rëndësishme: përjashtimi i nenit 9/7, për persona me interes shkencor, ekonomik, kulturor ose kombëtar, mund të anashkalonte kushte të tjera, por jo pikën 6 për sigurinë dhe mbrojtjen.
A u bë verifikimi i thjeshtë online (siç po e bëj unë) i raporteve të Ron Joffet me MOSAD dhe shërbimet inteligjente të një vendi të huaj (që nuk është as anëtar i NATO-s) dhe sot a ka një çertifikatë sigurie personi që kontrollon gjithë industrinë ushtarake, armatimin dhe logjistikën e ushtrisë shqiptare???
3 Funksionet më të njohura të tij:
- Shërbimi sekret izraelit: Burimi TIME Magazine, në një artikull të vitit 1996, e përshkruan Isaac Yeffet si: “a 30-year veteran of the Israeli secret service” (“një veteran prej 30 vjetësh i shërbimeve sekrete izraelite”).
Kjo është shumë domethënëse, sepse artikulli është botuar rreth 30 vjet përpara debatit të sotëm për Ron Yeffet në Shqipëri.
Burimi: TIME – “Terror on Flight 800: No Barrier to Mayhem, 1996”.
https://time.com/archive/6729361/terror-on-flight-800-no-barrier-to-mayhem
Edhe Computerworld, në vitin 2003, shkon më tej dhe e përshkruan si: “former senior intelligence director for the Israeli Secret Service” (ish drejtor veteran i inteligjencës në Shërbimin Sekret Izraelit).
Ndërsa dokumenti i HiEnergy i vitit 2006 thotë se ai kishte: “served with the Israeli Secret Service” dhe e lidh këtë shërbim me kundërterrorizmin.
Pra kemi tre burime amerikane të periudhave të ndryshme që e lidhin drejtpërdrejt me shërbimin sekret izraelit: TIME (1996), Computerworld (2003) dhe HiEnergy/GlobeNewswire (2006).
- Zv. Drejtor i Operacioneve të Sigurisë — Ministria e Jashtme e Izraelit: e konfirmuar.
Burimi: HiEnergy/GlobeNewswire – Isaac Yeffet, 16 qershor 2006, thotë: “Isaac Yeffet ishte ZvDrejtor i Operacioneve të Sigurisë për Ministrinë e Jashtme të Izraelit” dhe shton se gjatë kësaj detyre Yeffet përcaktoi standardet e sigurisë për ambasadat dhe konsullatat izraelite në botë.
Edhe Skift e konfirmon në mënyrë të pavarur: “deputy director of security operations for the Israeli Foreign Ministry”.
Pra, dy pozicionet — El Al + Ministria e Jashtme — mund t’i konsiderojmë të dokumentuara shumë mirë.
- Director of Global Security — El Al: e konfirmuar.
Një njoftim amerikan i HiEnergy Technologies, i publikuar më 16 qershor 2006, e identifikon Isaac Yeffet si: “former Director of Global Security at El Al Israel Airlines”.
(Burimi shpjegon gjithashtu se në El Al ai ishte përgjegjës për hartimin e programit të përgjithshëm të sigurisë së kompanisë, përfshirë kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve dhe trajnimin e personelit të sigurisë.)
Burimi: HiEnergy/GlobeNewswire – Isaac Yeffet, 16 qershor 2006.
Këtë e konfirmon në mënyrë të pavarur edhe Computerworld në një intervistë të vitit 2003, që e quan: “former director of global security at El Al Israel Airlines”.
Burimi: Computerworld – intervista me Isaac Yeffet, 22 maj 2003.
Dhe Skift, më 2013, jep edhe periudhën: Yeffet shërbeu si drejtues i sigurisë së El Al nga 1977 deri më 1984.
Pyetja është: a kemi shkelje ligjore dhe vepra penale në çdo hap të jetës së Ron Jeffet në Shqipëri?
E fillojmë nga shtetësia
Do t’i drejtohemi Ministrisë së Brendshme dhe Presidencës për të mësuar nëse i kanë respektuar apo jo procedurat e dhënies së shtetësisë!!!
A PO LUAJ ME KOKËN TIME QË PO E KRRUAJ ME MOSAD?
PO!
A IA VLEN?
MINIMUMI QË DUHET TË BËJË ÇDO PATRIOT PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË NGA KOLONIZIMI IZRAELIT I FAMILJES SOROS!!!
Të parët e mi kanë shkuar drejt vdekjes pa iu dridhur qerpiku për të shpëtuar Shqipërinë nga Armiku… Sali Nivica (1920), Shuko Dalipi (1920), Rushan Goxha (1944),… mbase dhe unë (viti?)!
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE, VDEKJE TRADHËTARËVE!
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

