Protesta shënon ditën e 101-të para Kuvendit: Tensionet rriten, policia vendos barriera metalike …

Nga Redaksia – Protesta qytetare para Kuvendit të Shqipërisë ka hyrë sot në ditën e 101-të, ndërsa Parlamenti rikthehet në aktivitet pas pushimeve verore dhe çel sesionin e ri parlamentar të legjislaturës së 11-të.

Në orën 17:00 është zhvilluar seanca e parë plenare e sesionit të ri, e cila pritet të ketë kryesisht karakter ceremonial. Fjalën e hapjes e ka mbajtur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa më pas vijojnë procedurat parlamentare për nisjen zyrtare të sesionit.

Në të njëjtën kohë, jashtë godinës së Kuvendit vijon protesta qytetare, e cila këtë 8 shtator shënon ditën e 101-të.

Policia ka vendosur barriera metalike

Në zonën përreth Kuvendit janë marrë masa të shtuara sigurie. Sipas pamjeve nga vendngjarja, policia ka vendosur barriera metalike në rrugën e Elbasanit, në drejtim të godinës së Kuvendit, duke kufizuar qarkullimin dhe lëvizjen e protestuesve.

Prania e shtuar e forcave të policisë dhe masat e marra kanë rritur tensionin në zonën ku po zhvillohet protesta.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse gjatë protestës do të ketë ndalime apo arrestime të protestuesve.

Paralajmërohen tensione gjatë protestës

Sipas informacioneve paraprake që disponon PatriotikMedia.al, situata gjatë orëve në vijim mund të tensionohet.

Burimet bëjnë me dije se, në rast përshkallëzimi të situatës, policia mund të përdorë gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë, me lende kimike ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Këto janë informacione paraprake paralajmerojnë se do të përdoren mjete të tilla dhe se do të ketë përplasje.

PatriotikMedia.al do të ndjekë në kohë reale zhvillimet nga protesta dhe do të raportojë çdo ndryshim të situatës, përfshirë çdo ndërhyrje të policisë, ndalim të protestuesve apo përshkallëzim të mundshëm të tensioneve.

Ndërsa brenda Kuvendit ka nisur sesioni i ri parlamentar, jashtë tij protesta qytetare vijon ditën e 101-të, në një situatë që mund të shoqërohet me tensione gjatë mbrëmjes.

Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

Back To Top