Avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme te shkallët e Kryeministrisë, duke vendosur në qendër të mesazhit sloganet dhe posterat kundër George Soros
Nga Redaksia – Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Goxhaj u drejtohet qytetarëve me thirrjen: “Ju presim në protestë tek shkallët e Kryeministrisë që t’ju japim posterat Anti-Soros!”
Sipas avokatit Goxhaj, nevoja për të fuqizuar sloganet dhe posterat Anti-Soros vjen pas qëndrimeve të përfaqësuesve të së majtës, të cilët, sipas Goxhajt, kanë kërkuar që në protestat e fundit të mos përdoren më slogane që përmendin Soros, Avni Rustemin apo thirrje të tjera politike.
Goxhaj e lidh këtë qëndrim me atë që ai e cilëson si “komunizëm sorosian”, duke akuzuar mbështetësit e Arlind Qorit se po përpiqen të shmangin debatin publik rreth rolit të George Soros dhe organizatave të lidhura me të.
Në statusin e tij, avokati hedh gjithashtu akuza të forta për një “axhendë shpopullimi të Shqipërisë”, duke pretenduar se politika të caktuara ndërkombëtare synojnë ndryshimin demografik të vendit përmes ardhjes së emigrantëve nga vende të ndryshme të Azisë.
POSTIMI I PLOTE:
JU PRESIM NË PROTESTË TEK SHKALLËT E KRYEMINISTRISË QË TJU JAPIM POSTERAT ANTISOROS! Në mbrëmje pas 10:30 kemi edhe podcastin Tru Pod Albania me Shpend Gashi!
Arsyeja pse duhet me fuqizu slloganet dhe posterat AntiSoros është kërkesa e komunistëve sorosian të Arlind Qorit (më së fundi e nxorrën kokën) që të mos përmendet më Soros, Avni Rustemi dhe vdekje tradhëtarëve sepse komunistët sorosianë të Arlind Qorit nuk mund të dalin kundër padronit të tyre! Kur i thua komunistëve që Soros sponsorizon axhendën e shpopullimit të Shqipërisë për të na zëvendësuar me kolonë sionistë dhe skllevërit e tyre nga Azia Juglindore, ata thonë (dhe jo vetëm ata por të gjithë zarat e Sorosi në rrjetet sociale) se “këto janë teori konspirative, antisemite dhe që ngjallin urrejtje ndaj emigrantëve” (që në fakt janë anëtarët dhe votuesit e rinj të partisë sorosiste të Arlindit Qorit si kudo në Europë).

Ndaj sot ju presim tek shkallët e Kryeministrisë që tju japim postera ANTISOROS, pikërisht në ditët e flotiljes së Greta Thumberg se Soros nuk mund të na përdorë në axhendat ndërkombëtare kundër Trump, ndërkohë që sot edhe vajzat që i prinë protestët do të theksojnë slloganet kundër Soros dhe tradhëtarëve si dhe ato me Avni Rustemin “edhe për inat të komunistëve dhe sorosistëve”!!!
P.s. Mç poshtë keni deklaratën e Partisë së Qorit që kërkon heqjen e parrullave kundër Soros etj!



Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

