Nga Redaksia – Një deklaratë e kongresmenit amerikan Riley Moore ka ndezur debat në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, pasi ai kritikoi publikisht projekt-amendamentet e Indisë për ligjin mbi financimet e huaja, duke i cilësuar ato si një “sulm të qartë ndaj të krishterëve”.
Në një postim në rrjetin social X, Moore pretendoi se ndryshimet në “Foreign Contribution (Regulation) https://prsindia.org/billtrack/the-foreign-contribution-regulation-amendment-bill-2026 Amendment Bill” do t’i jepnin qeverisë indiane mundësinë të merrte kontrollin e kishave dhe organizatave bamirëse fetare.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave indiane, amendamentet nuk synojnë ndonjë komunitet fetar apo organizata të veçanta. Ato kanë për qëllim rregullimin e administrimit të aseteve të organizatave që humbasin, dorëzojnë ose nuk rinovojnë licencën sipas ligjit “Foreign Contribution (Regulation) Act” (FCRA), i cili është në fuqi që nga viti 2011.
https://fcraonline.nic.in/home/PDF_Doc/FC-RegulationAct-2010-C.pdf
Ndër ndryshimet e propozuara parashikohet krijimi i një autoriteti të posaçëm të emëruar nga qeveria, i cili do të administrojë asetet dhe fondet e organizatave që nuk disponojnë më licencën FCRA. Po ashtu, projektligji parashikon një prag minimal financimi të huaj për rinovimin e licencës, detyrimin për publikimin e adresave, faqeve zyrtare dhe llogarive në rrjetet sociale, si dhe ruajtjen e karakterit fetar të çdo objekti kulti që mund të kalojë nën administrimin e shtetit.
Sipas analizave të publikuara në mediat indiane, këto dispozita kanë ngjashmëri me ligjin amerikan “Foreign Agents Registration Act” (FARA), megjithëse nuk përfshijnë të gjitha detyrimet që parashikon legjislacioni amerikan.
Nga këto pretendime argumentohet se deklarata e kongresmenit Moore mund të jetë bazuar në informacione të pasakta ose të shtrembëruara. Ai shtron hipotezën se kongresmeni mund të jetë ndikuar nga aktorë që synojnë të dëmtojnë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Nju Delhit, por nuk paraqet prova që ta mbështesin këtë pretendim.

Në një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) nga Rep. Riley M. Moore (@RepRileyMoore), thuhet:
“Të krishterët kanë qenë në Indi që kur Apostulli Shën Thomai udhëtoi në bregun e Malabarit vetëm disa dekada pas ringjalljes së Jezu Krishtit.
Por pavarësisht kësaj historie të gjatë të krishterimit, Parlamenti i Indisë po shqyrton ndryshimin e rregullave të Aktit për Rregullimin e Kontributeve të Huaja (FCRA), për të lejuar marrjen nën kontroll nga qeveria të kishave dhe organizatave bamirëse fetare.
Ky është një sulm i qartë kundër të krishterëve. Nëse ky projektligj miratohet në këtë formë, do të ishte një shqetësim i madh për marrëdhëniet dypalëshe me Indinë.”
Analiza shkon edhe më tej duke spekuluar se pas këtij debati mund të fshihen rrjete ndikimi me orientim anti-indian, madje përmendet edhe mundësia e lidhjeve me interesa pakistaneze. Megjithatë, këto mbeten interpretime dhe spekulime të autorit, pa konfirmim nga autoritetet amerikane apo indiane.
Debati vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet SHBA–Indi, ndërsa dy vendet po vijojnë negociatat për një marrëveshje të përkohshme tregtare dhe po përballen me zhvillime të reja gjeopolitike në Azinë Jugore.
Ndalohet kopjimi sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar PatriotikMedia.al

